Ministria e Brendshme kërkon mbylljen e menjëhershme të numrave aktivë të telefonisë celulare, për të cilët nuk ka një pronar të individualizuar si dhe mbylljen e menjëhershme të numrave të tepërt të regjistruar në emrin e të njëjtit person.
Kërkesa e ministrit Tahiri i është drejtuar Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) vjen si një masë parandaluese pas rasteve të shpërthimeve të automjeteve ditëve të fundit.
Në letrën drejtuar kreut të Këshillit Drejtues të AKEP, Pirro Xhixho, Ministria e Brendshme kërkon t’i jepet fund tregut të paligjshëm të kartave celulare.
me cilësinë e autoritetit më të lartë përgjegjës në fushën e Telekomunikacionit Elektronik dhe Postar.
“Ministri Tahiri shprehet në letrën drejtuar z. Pirro Xhixho se nga hetimet paraprake mbi disa çështje me rrezikshmëri kriminale të theksuar është evidentuar një element i përbashkët që mund të ketë lehtësuar kryerjen e veprimtarisë kriminale: numrat celularë pa pronar të identifikuar. Sipas ministrit ky fenomen i trashëguar prej kohësh është kthyer në një problem që cenon drejtpërdrejt sigurinë kombëtare, rendin publik e mbi të gjitha jetën e qytetarëve.
Për këtë arsye Ministria e Punëve të Brendshme kërkon nga AKEP zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështjeje, duke ofruar të gjithë ekspertizën e nevojshme për të bërë ndryshimet ligjore përkatëse, që do t’i japin fund një herë e mirë tregut të paligjshëm të kartave celulare, duke përfshirë sanksione penale për të gjithë përgjegjësit, nga operatorët celularë deri te shitësit dhe blerësit e numrave celularë fantazmë”, thuhet në njoftim zyrtar.

Eshte menyra me e mire per ti prere rrugen krimit, cdo numer celular duhet te kete nje emer dhe nje adrese, por dhe numrin e pasaportes apo kartes se identitetit.
Kompanite celulare jane te detyruara ta zbatojne kete urdher, ose ti hiqet licensa.
Ore çcfare njerezish jeni ? Çdo gje qe thone ministrat apo çdo Edvins quhet se po behet per here te pare.
Ky regull ekziston por nuk zbatohet apo behet shkel e shko. duhen mar masa ndaj shkelsave .
Ashte nje nder veprimet ma te drejta qe mund te bahet,kjo sepse ne Europe çdo njeri qe blen nje karte telefoni ashte i detyruar te rregjistrohet me adrese te sakte dhe do te mbaj pergjegjesi nese i humb telefoni dhe nhuk njofton operatorin qe ka pasur karten.Edhe nese e shet ashte i detyruar te bnjoftoje dhe te mbaj adresen
e bleresit.
ky ndoshta parandalon krimin sa do pak ne shqiperi se ate e ushqejne vet deputetet e kuvendit dhe partit politike por ketu ne hollande mundesh me marre numer tel dhe nuk e rregjistron , por shteti dhe operatoret e telefonave operojne me shtetin , e jo si ne shqiperi qe operojne sit tju doj qefi ku secili me nje fonksjon mundet te informohet ose te ndikoj operatoret fonik sic behet atje , kurse ketu ne hollande vetem organet policore dhe hetusia dhe gjykatat kan akses ne keto informacjone te telefonise , jo si atje qe me urllra politik
.
Keshtu i pritet rruga krimit ne Shqiperi si dhe fashizmit te cilet kane operuar ne vendin tone qe 23 vjet.Urime Z.Minister per vendimin,dhe pune te mbare.
Keto jane justifikime,Nuk e ka fajin karta e telefonit per krimet, eshte mentaliteti yne dhe policia e dobet. Jo po te mbyllet dhe interneti, te ndalohet shitja e aparateve fotografike, edhe thika per te prere buken shitet por mund te perdoret edhe si arme.
Pse nga kartat varet krimi. Kjo eshte nje shenje pafuqie ne lufte kunder krimit.
Eshte papunesia , kriza ekonomike dhe jo kartat qe i ka terbuar njerezit.
Represion pa zgjidhje ekonomike baraz deshtim.
Energjine qe ka populli yne per pune te pista spo e ndalon dot Europa .
Tahiri po ben perpjekjen e deshtuar te radhes.