MB përgënjeshtron: Nikolas Geixh u regjistrua në sistemin TIMS

anazapta

Ministria e Brendshme përgënjeshtron lajmin e përhapur në media se Nikolas Gaixh nuk rezulton i regjistruar nga sistemi TIMS në hyrjen e tij në Shqipëri.

Një ditë më parë, Geixh, i njohur si një prej përfaqëseuseve të mbrojtjes së etnisë greke, mori pjesë në shenjtërimin e Katedrales Ortodokse “Ringjallja e Krishtit”. Në media u publikuan foto, në të cilat ai shfaqej në krah të Vasil Bollanos, ish-kryebashkiaku i Himarës.

News 24 raportoi se ka siguruar të dhënat e sistemit TIMS, të cilat sipas tij vërtetojnë se Nikolas Gejxh, ka hyrë për herë të fundit në Shqipëri në janar të vitit 2005, pra nuk figuron hyrja e tij në Shqipëri para datës 1 qershor 2014 ose në këtë datë.

Por në reagimin e saj Ministria e Brendshme përgënjeshtron lajmin e mësipërm.

“Nga verifikimet e kryera rezulton se Nicholaes Gage, me nënshtetesi amerikane ka hyrë në Shqipëri në datë 31.05.2014, i ardhur nga Greqia dhe është larguar në datë 02.06.2014. Ai u është nënshtruar të gjitha rregullave standarte të kontrollit dhe regjistrimit të shtetasve, përfshirë edhe regjistrimin në sistemin TIMS”, thuhet në njoftimin e MB.

mb

Share This Article
7 Comments
  • Po turp te keni o qeveri qe lejoni personat non-grata ne Shqiperi. Ca ben ai kalamaku mutit ministri brendshem apo vetem kujdeset te beje para Rama.

    • Po ti qe flet budallalleqe nuk ke turp? me ke e ngaterron kete qe i thua “person non grata” me Kristo Papan, se ai eshte shpallur non grata. Kur nuk ia keni haberin mos grini sallate kot dhe fyenin njerzit me gjuhe rrugaçesh dhe pa kurrfare te drejte., se pastaj fjaleza “injorant” do te jete shume pak.

  • Geixhi-Bollano janw miqtw e Anastasit. Janw ftuar nga antishqiptari Janulla dhe bashke me Dulen e Co jane kali i Trojes per helenizimin e Shqiperise jugut dhe marrjen e Vorio Epirit.

  • NUK ka non grata per Shqiperine. Eshte shtetas amerikan e shkon ku te doje. Vec nje plumb qorr i lan hesapet.Por kush?

  • Na u mesua syri tani ! Kur ne kohe te Saleh Berishovic Vicidolos , hynin lirshem dhe digjnin dhe flamurin shqiptar skuadronet e agimit te arte , ky plaku nuk na ben me pershtypje …. Eh mer Enver te ndrite shpirti aty ku je se plehrat shqipfolese vegla te te huajve e shkaterruan me themel kete vend …… Nji cerek ore , po vetem nji cerek ore te ngriheshe sa per plehrat antishqiptare vendase , se te hujt dihet ……

  • Or ministri,po nuk eshte pune pse e regjistrove,por pse e lejove te hyje ne Shqiperi.Nje cam me pashaporte te rregullt nuk kalon ne Greqi,po qe se ka lindur ne Filat!Nje gazetar si Marin Mema qe ka realizuar nje dokumentar per camerine nuk lejohet te hyje ne Greqi.Nikolla Geixh kerkon gjysmen e teritorit shqiptar,se nuk eshte ngopur me gjysmen qe kane vjedhur,e duan te gjithe Epirin.Marredhenjet midis shteteve ndertohen mbi parimin e reciprocitetit.

  • Vendimin per shpalljen non grata e merr MPJ + K/Min e jo MPB. Nuk behet gje sikur Bollaqit dhe ketij kuckes t’u binte ndonje gur persiper ndersa udhetonin per ne Qimare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *