Mbahet ceremonia e ngritjes së flamurit në Vlorë, Meta e Rama krah njëri-tjetrit

J L

Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama paraditen e kësaj të diele, krah njëri tjetrit kanë qenë të pranishëm në ceremoninë e ngritjes së Flamurit në Vlorë, në kuadër të 109 vjetorit të Pavarësisë.

Gjithashtu në Vlorë në kuadër të Ditës së Flamurit ndodhet edhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Ndërkaq pas ngritjes së flamurit presidenti Meta, kryeministri Rama, së bashku me kryetaren e e Kuvendit dhe  kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli kanë kryer ritet e kësaj ceremonie, për pavarësinë e vendit.

Ndërkohë kujtojmë se shqiptarët këtë të dielë festojnë 109 vjetorin e krijimit të shtetit shqiptar, ku në 28 nëntor të 1912 është ngritur Flamuri në Vlorë nga Ismail Qemali.

Ky është viti i tretë radhazi që vendi nuk e feston me të gjitha aktivitetet që meriton këtë ditë.

Kjo për shkak të pandemisë dhe masave anti COVID në këto 2 vitet e fundit, ndërsa në vitin 2019 për shkak të tërmetit të 26 nëntorit që mori jetën e 51 qytetarëve.

j.l./ dita 

Share This Article
3 Comments
  • Ditet e Shenjta te Shqiperise, 28-29 Nentori eshte per keta kurva, kriminele, hajdute dhe spiune.
    Mos shkoni te nderoni keta kerma tradhetare.
    Eshte turp.
    Keto dite duhet ti sherbejne shqiptareve si dite protestash masive kunder bushtrave qe kane mberthyer vendin per grykesh, dhe po e vjedhin, po e masakrojne dhe po e grabisin sikur te jete mall pa zot.
    Ky eshte skandal te shikosh keta pisa te dalin ne tribunat e nderit.
    Nuk u takon ketyre kermave. Keta e poshterojne Sheshin e Flamurit. Keta e percudnojne kujtimin dhe mesazhin e patrioteve te shquar qe luftuan per Pavaresine dhe Clirimin e Shqiperise.
    Sikter nga syte, maskarenj

  • More plasen kamerat duke treguar keto fytyrat e shemtuara.

    Po ai Monumente i Pavaresise ku eshte? Existon apo e kane shit per skrap? Apo e kan hudh ne plehra si ai i Heronjve te Vigut?

    Vemjet hajdute kriminela me poture halldupash

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *