Ditë të veçanta tetori në Zagrebin e mrekullueshëm që mirëpriti zonja të nderuara nga treva të ndryshme shqiptare në “Ditët e Mbretëreshës Teutë”, ku u mbajt Kuvendi Mbarëkombëtar, i organizuar nga Klubi i Grave të Kroacisë, me presidente Shenida Bilali. Kjo veprimtari ka 27 vjet jetë dhe vitet e fundit financohet nga shteti kroat, pasi në vizionin e vet ka historinë, kulturën dhe traditën shqiptare si pasuri, jo vetëm e shqipfolësve, por edhe e bashkëjetuesve të tyre.
Artistja dhe regjisorja, si edhe drejtuesja e kësaj veprimtarie, shprehet se e bën me art dhe atdhedashuri këtë punë dhe ndjehet e lumtur kur rrënjët ilire dhe mbretëreshën Teutë ia prezanton shtetit kroat ku ajo jeton dhe punon. Shenida e Teutave shqiptare ka rreth 27 vjet që promovon në Kroaci, këtë veprimtari të konceptuar si një marshim që nis nga Zagrebi për të vazhduar në Preshevë, Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni e Shqipëri e pse jo në Kalabri, Gjermani, Belgjikë, SHBA dhe Kanada.
Aktiviteti filloi me himnin e Teutës, kompozuar prej anëtares së shoqatës “Mbretëresha Teutë”, Ana Çupiç, kompozitore zagrebase, me prejardhje shqiptare, dhe vazhdoi me “Monologun e Teutës” që u interpretua nga artistja akademike e mirënjohur në Kroaci, Kostadinka Vellkovska.
Një moment tjetër i rëndësishëm ishte dhe prezantimi i Luçiana Martino, nga Kalabria, i kontributit të saj për arsimimin dhe përhapjen e gjuhës shqipe tek brezi i ri nga diaspora më e vjetër shqiptare 600-vjeçare.
Ndërkohë, me çmimin “Mbretëresha Teuta 2017” u vlerësuan zonjat Dr.Ruki Kondaj (Kanada), Luçiana Martino (Kalabri), Lili Cingu (Shqipëri), ndërsa Çmimi Special është dhënë për nënën heroinë, Shpresa Sinani (Maqedoni) dhe Lajde Mjeda (Kroaci).

Nese doni nje mbretereshe qe i shkon per shtat Mretereshes Teuta ajo eshte Dr. Ruki Kondaj, alias Rukije, nje komuniste e vendosur nga bregu i lumit te Vlores qe ka shkelqyer ne provincen e Ontarios. Si dikurshoqja Lenka Çuko solli ne Lushnje trattoria e pare ashtu edhe shoqja Ruki Kondaj 50 vjet me vone solli shendetin publik bash mu ne zemer te Kanadase.
Shoqja jone Rukije eshte nje nga aktivistet me te shquara te komunitetit qe punon nate e dite per shqipet tona ne Ameriken e veriut duke mbushur cdo dite xhepat me dollare. Ndaj duhet ta zgjedhim detyrimisht Presidente e Shqiperise me seli ne Misissague ose Toronto. Sa me shpej te ndodhe kjo aq me mire do te jete se mund te ngjet edhe xhaxhi Enver qe i mbushte qemoti duart me sheqer Rukijes.
Shoqja Ruki Kondi do vetem dekorata dhe pule me patate te furres ndaj lutem te mos hezitojne ta japin se tani Rukija po punon shume per te zgj8dhur problemet e çamërisë pasi shkelqeu duke I dhene autonomine Kalabrise, duke krijuar per arbereshet Republiken e Calabrise. Kur te vdese shoqja ta varsity prane Ismail Qemalit ne sheshin e pavaresise. Suksese Ruki!