Sot dhe nesër në Uashington do të mbahet një forum me pjesmarrjen e zyrtarëve nga mbi 22 vende të Evropës për të diskutuar çështje si siguria në Internet, lufta kundër financimit të terrorizmit dhe mënyra se si mbikqyren ato në Kongresin amerikan. Pjesëmarrësit janë kryesisht anëtarë parlamentesh, ambasadorë dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Nga Shqipëria do të jetë kryetari i Kuvendit, Ilir Meta. Organizatori kryesor i këtij forumi, kongresmeni Robert Pittenger, dha edhe një intervistë për VOA.
Disa prej vendeve nga vijnë anëtarët e parlamenteve, po përmbyten nga një valë masive refugjatësh dhe emigrantësh që kalojnë kufij shtetërorë, pa u kontrolluar. A jeni i shqetësuar se kjo mund të krijojë një valë terrorizmi?
Absolutisht që po. Vetëm nga Siria janë zhvendosur 11 milion njerëz, prandaj ne jemi të shqetësuar. Shumica e të zhvendosurve kërkojnë siguri për familjet e tyre. Por ka nga ata që kanë shkuar në Siri për të luftuar dhe që janë nga rreth 90 vende. Disa prej tyre kanë pasaporta, sidomos evropiane, dhe ata shumë lehtë mund të vijnë në Shtetet e Bashkuara apo ta bëjnë punën e tyre në Evropë. Ne punojmë shumë në aspektin e zbulimit për të diktuar interesat dhe objektivat e tyre. Ne duhet të punojmë gjithashtu në aspektin e financimit, që ekstremistët islamikë të mos kenë mundësi financiare për të ndjekur qëllimet e tyre.
Disa nga këto vende nuk kanë aftësitë e duhura për kontrollin e eimigrantëve që kalojnë nëpër kufijtë e tyre. A janë Shtetet e Bashkuara të gatshme të ndihmojnë në këtë aspekt?
Po. Ne po ndihmojmë sa mundemi, por kur kufijtë janë të hapur, siç janë në Evropë, kjo e bën punën të vështirë. Mendoj se disa çështje janë të veçanta për Evropën dhe u takon atyre të gjejnë rrugën e duhur. Ne nuk mund t’i diktojmë Evropës se çfarë duhet të bëjë në politikat e saj kufitare.

A mendoni se përfshirja e Rusisë në Siri mund të çojë në një shtim të valës së refugjatëve? A ju shqetëson ju kjo?
Po. Presidenti ynë i la rrugë të lirë Rusisë. Objektivi i tij ishte i qartë: të mos ndërhynte në Siri. Mendoj se mungesa e rolit amerikan në botë është shqetësim për udhëheqësit botërorë me të cilët unë takohem dhe unë takohem me shumë krerë shtetesh apo ministra të jashtëm. Ata e shprehin këtë shqetësim. Ata duan një rol udhëheqës moral nga ana e Shteteve të Bashkuara. Ne e pamë këtë në vitet 80, kur ne luanim rol udhëheqës dhe si rrjedhojë Bashkimi Sovjetik u shpërbë pa shkrehur asnjë pushkë. Në atë kohë ne forcuam ushtrinë, punuam me aleatët evropianë për sanksione ekonomike, punuam me Papa Gjon Palin për çështjet e të drejtave të njeriut dhe të gjitha këto së bashku patën ndikim mbi Bashkimin Sovjetik derisa zoti Gorbaçov nuk mundi të rezistonte më.
Çfarë e bën ISIS-in tërheqës për të rinjtë?
Është një naivitet mes atyre që kërkojnë të luftojnë për një kauzë, një luftë për të cilën atyre u bëhet propagandë se gjoja Amerika është Satanai i Madh, ndërkohë që atje ku ka shkuar Amerika, ajo i ka çliruar njerëzit dhe nuk ka pushtuar. Ne kemi kërkuar lirinë vetëm për ata njerëz që e kanë dashur atë. Njerëzit e ISIS-it janë shumë të aftë për të komunikuar dhe për t’u lidhur me të tjerët. Shumë nga të rinjtë tërhiqen sepse kanë nevoja emocionale përsa i përket identitetit të tyre. Po të shikosh se cilët tërhiqen më shumë, këta janë të rinj mjaft të izoluar që kërkojnë një kauzë. Prandaj është shumë shqetësues fakti që ISIS-i ka një aftësi kaq të madhe për të tërhequr të rinjtë përmes mediave sociale dhe në mënyra perverse.

TERRORRIZMI ME I MADH ESHTE KUR I VIDHET TERE PASURIJA NJE POPULLI TE TERE DHE SHPERBEHET SI KY I YNI 25 VJET!PER KETE TERRORRIZEM FLITET QE ‘VOA’ E KA PROPOGANDUAR PER ÇEREK SHEKULLI NEPERMJET BIBERAJVE E ZEDHENESIT E TYRE FEVZINJ!?
Pse po rehabilitohet Mmmmmmmmmeta me kaq shpejtesi nga nderkombetaret ?
kaq duhet te shqetesoje popullin e 1 mil shuplakave dhe ju shkronjesit e majte
kongresmeni qe ftoi dhe garantoi Mmmmmeten ka dosje te hapura dhe hetime po aq sa Mmmmmmeta ……
Ata qe e mbjellin,e vadisin dhe hyzmetojne terrorizmin ,n’a kujtohen te mbledhin ndonje forum boteror “kunder” terrorizmit.
Konsum per budallallepsjen e popujve .Deri kur k’shtu ma ????????
Ky do ti japi drejtim luftes kunder terrorizmit ne bote,ky monster di vetem si vidhen leket e popullit.amerika kerkon ndihmen e metes koke loqes nga skrapari.
Shqiperine drejtojne te pa aftet e katundeve te saj,katundaret,fshataret,me KI zero.
PO KU KA ME TERRORRIST NGA META??!!!!!!!!!!!!!!!!
O ZOT, O ZOT.
Mbase do tu rrefej amerikaneve dhe kolegeve,
se si e akuzuan per vrasjen e Tom Doshit.
dhe se si as ai vete nuk u gjykua,
as tom doshi e te tjeret nuk u qortuan per shpifje!
Meta eshte i akuzuar, me dosje per tentative vrasje dhe per terrorizem ekonomik ne kete vend.
Eshte keshtu?
Diu!
Korigjohu!
Meta quhet koke lope, jo ashtu si thoni Ju.
ERIK keni harruar te thoni edhe jo vetem kur vidhet ,por edhe kur vritet me qindra e mijra jete njerzish te pafajshem siç ka ndodhur ne 24 vjet ne shqiperi , koka e kondrabandes se armve ,te droges,te vjedhjeve te votave, te firmave piramidale,te rrembimit te Remzi Hoxha dhe te zhdukjes se kufomes pa nam e nishan,skenaristin dhe babaje e turmave te egersuara qe terrorizuan popullin e pa mbrojtur ,per 24 vjet qe vodhen, e dogjen dhe plaçkiten tere shqiperine ,autori i shitjes teritorit detar Grekve,nxitesi i mijra ndertimeve pa leje,autori , frymezuesi dhe skenaristi vjedhjeve te depove te ushtrise dhe kondrabandes se naftes drejt milosheviçit, tregtimi i armve e municioneve ushtarke dhe shkatrrimi total i ushtrise shqiptare, nuk i ka hyre gjembe ne kembe jo vetem Sali Berishes por asnje zyrtari pergjegjesi per keto krime . Ku ka terrorizem me te madh kur pushtetarin ligji nuk e prek ,ndersa te varferit dhe pa pushtet I dermon radikalisht deri ne funde,sipas ligjit.A’eshte terrorizem per popullin qe nje tufe hajdutesh vjedhin pasurine dhe popullit dhe po vdese per buke ,ose mere rruget e kurbetit.Korrupsioni qe instaloje banda e Saliut bllokoje statusein,ky eshte terrorizem.Ne raste se nuk kryehet orgjente reforma ne drejtesi per te luftuar monopolet e krimin dhe tufen e hrordhise te pushtetarve te atyre qe dolen ne pension por edhe te ketyre qe udheheqin ,sinjeli eshte I qarte lufte pa kompromis krimit dhe terrorizmit.Prandaj nuk eshte çudi qe Ilir Meta ne uashington ka pregaditur ndonje fjalim per terrorizmin e siss-ne ne siri dhe irak !!!,kur ato jane ulur kembe kryqe ne shqiperi.