“Mbahu Lazarat”, është togfjalëshi që mund ta hasësh lart e poshtë rrjeteve sociale, kryesisht nga tifozë të Lazaratit (kosovarë, hollandezë, çuna tirone, goca lazaratase) shumica e të cilëve jetojnë jashtë Shqipërisë. Sigurisht, Lazarati për shumë prej tyre përkthehet në një atraksion ekzotik ose dhe turistik (sa të huaj vijnë e ju kërkojnë bar Lazarati?). Por, përtej tifozëve që ia kanë ngenë parullave, Lazarati për ne është një dhembje.
Lazarati mes pasioneve
Kam dëgjuar këto ditë pasione të çuditëshme rreth Lazaratit. Sigurisht, temat e mëdha kanë anët e tyre kundërthënëse, dhe gjithmonë është mirë kur dikush del kundër rrymës. Kur them është mirë, nënkuptoj të rinj rebelë apo opinionistë kontroversë, por assesi nuk mundet ta quajmë normale që një parti politike të marrë nën mbrojtje një fshat që është kthyer në kultin e anti-ligjit, parasë së madhe të bërë pa djersë (se nuk është djersa e tyre ajo e punëtorëve sezonalë), trafikimit dhe parajsës informale.
Pro drogës, Jo Lazaratit
Unë hyj te njerëzit që jam për liberalizim të plotë të drogërave. Por, nuk mund të jem kurrë pro një fshati arrogant që ngre kultin e pandëshkueshmërisë, të antiligjit e të pasurimit me punë të pandershme.
A duhet penalizuar një fshat i tërë për disa individë që kultivojnë drogë? Pa dyshim që po. Nëse ka një familje në Lazarat që kultivon kastraveca e jeton me tregëtinë e domateve si çdo fshatar tjetër, ndoshta i duhet bërë një dokumentar më vete dhe duhet ftuar të flasë në emisionet e pasditeve. Por, përderisa nuk kemi asnjë shembull nga Lazarati që të përgënjeshtrojë mitin e drogës, atëherë ai fshat është i tëri i penalizuar. Madje edhe gjyshet, që jo rrallë marrin përsipër të bëjnë burg për nipërit trafikantë.
Dëgjoj këto ditë që Lazaratit nuk ka pse t’i bihet, sepse paraja e tregëtisë qendron në Shqipëri. Kjo mund të jetë pjesërisht e vërtetë, por, nëse ato para kanalizohen (siç thoshte vetë Kryetari i Komunës) në makina të shtrenjta e në kazino, unë nuk mendoj që nga pikëpamja praktike ajo para i vlen Shqipërisë. Nga pikëpamja morale, me këtë logjikë, i bie që dhe paratë e bëra duke shitur mishin e vajzave tona, t’u hapim një vend nderi, se sjellin “investim” brenda.
Nëse dikush shqetësohet se çmimi i barit në tregun e Tiranës do të rritet, le ta përballojë me të njëjtin menefregizëm që përballon rritjet artificiale të çmimit të karburantit, ato abuzive të dritave, e ato absurde të ushqimeve.
Tifozeria
Tifozeria për Lazaratin është tifozeri kundër Shqipërisë. Jo thjesht se ai fshat është bërë simboli ynë i shëmtuar në botë. Por, sepse ka ngritur një standart të frikshëm kur një katund kap politikën e një kryeqyteti. Standarti tjetër, është ai i arrogancës ekonomike e i karshillëkut ndaj ligjit. Një Shqipëri e mundur nga Lazarati do jetë një Shqipëri e mundur dhe në çdo rrugicë të Tiranës.
Gjeografia e shteteve nuk funksionon me Jin e Jang. Shtetet me pulla të zeza, janë shtete me probleme. Ne kemi një pullë të zezë, edhe pse tifozët e Lazaratit nga jashtë preferojnë ta konsiderojnë të gjelbër.
Ata, që sikurse unë duan të liberalizojnë drogërat, sidomos hashashin e marihuanën, bëjnë mirë të dinë që “Lazarati” si kauzë, si politikë dhe si ekonomi, është pengesa më e madhe për liberalizimin.
Nuk mund të ketë një Shqipëri të drejtë e as të fortë, as një Shqipëri të përparuar e as një Shqipëri liberale, përsa kohë standarti vendoset në një katund të largët. Dhe, në favor të katundit.

Mbas Lazaratit e ka rradhen Salarat Berisha.
Xeni i Viçidolit mbeti pa pare :p
LEGALIZIM kultivimit dhe eksportit te kanabisit, denime shume te ashpra shitesve brenda vendit dhe konsumatoreve.
cdo komb ka te drejte te kete karagjozet dhe jashteqitjet e tija po edhe sikur 99% te ishin si keta dhe vetem 1% te ishin si ata petritat qe po luftojne me te keqen atje ne Lazarat, une do isha shume optimiste per te ardhmen e Kombit tone. Sepse me dhjete luane behen zap 1000 kelyshe bushtrash.Uroj qe Zoti tja shperblej cdo gram djerse qe nxjerrin nga shpinat dhe cdo pike gjaku (larg qofte) djemve fisnike te Policise se Shtetit, bijeve te vlefshem te popullit tone. Sot behet histori.
Pershendetje Koloreto, vertet shkrim i bukur
Jam kurioz te di nese ata persona qe jane pro droges e perdorin per vete..??? E kane idene se sa familje shkaterohen dhe sa femije perfundojne burgjeve nga perdorimi I droges…?? Vetem nje drogaxhi mund te jete krenar per Lazaratin…
Mbas perfundimit te aksionit te policise dhe kapjen e grupit kriminal, qe jane edhe bastion i Saliut, qe terrorizojne edhe banoret e Lazaratit, qeveria duhet te hape driten jeshile, per vetpunesimin e lazaratasve.
Parate qe i kane, le ti investojne dhe ta shnderrojne imazhin e Lazaratit.
Personalisht jam kunder liberalizimit te droges. Mendoj se pas ketij aksioni radhen duhet ta kene pijet alkolike qe i shiten cdo moshe dhe qe lejohen te pije cdo moshe
Kopete e saliereve ishin tifoza edhe qe pakti detar t’i dhuronte Greqise det shqiptar; edhe tani me Lazaratin narkotik. Ç’te presesh nga kopete e bagetive dhe ujqerve, qyteterim?
Unë hyj te njerëzit që jam për liberalizim të plotë të drogërave. Por, nuk mund të jem kurrë pro një fshati arrogant që ngre kultin e pandëshkueshmërisë, të antiligjit e të pasurimit me punë të pandershme……Koloreto Cukali
Ekzakt,fjale me vend qe nuk i luan topi.
Por un do te thoja se kultin e pandeshkushmerise e kan ngritur me koh politikanet,dhe nuk i ka hyre gjemb ne kembe.A nuk u filmua Ilir Meta?Ka deshmi me te qarte dhe bindese se filmimi?Kultura e pandeshkushmerise kur je veshur me pushtet,eshte ngulitur ne koken e çdo shqiptari dhe nuk ç’rrenjoset lehte,per sa koh qe ne politiken shqiptare gelojn gangstera pa fund.Lazarati pati guximin ti beje konkurence gangsterave ne pushtet qe ruajn interesat e
tyre ne menyre legale,ne kurrriz te takspaguesve shqiptare.Nese behet transparent pasuria
e politikaneve,gjykatesve,punonjeve te hipotekave dhe kadastrave,kryetarve te Bashkive dhe shume punonjesve publike ne vende kyçe ne administraten shtetrore,99% futen ne burg.Atehere…haleluja,ra Lazarati.Servilizmi i politikes shqiptare mori ngjyra me te bukura.
Lazarati u be kurban nga politika shqiptare per te lare veten,nese mund te mendohet qe lahet.Por a ka Amozon apo Nil qe te laje pisllekun e politikes shqiptare pas 90-tes?
Unë hyj te njerëzit që jam për liberalizim të plotë të drogërave. Por, nuk mund të jem kurrë pro një fshati arrogant që ngre kultin e pandëshkueshmërisë, të antiligjit e të pasurimit me punë të pandershme……Koloreto Cukali.
Idea e Horrit te Bulevardit qe lazot te investojen parate e fitura dhe te ndrojne imazhin e lazaratit qendron, por nga ana tjeter, ndeshkueshmeria per ata qe dalin kunder ligjit u zgjidh me renien e Lazaratit? Lazot e morren mesimin, po politika shqiptare qe sillet si lazot ne raport me popullin kur do e marre mesimin qe i takon?
kane qene edhe me pare shembujt e fshatrave famoze qe dominonin trafiqet.Ndoshta me famozi eshte fshati Korleone,emisaret e te cilit dominonin e ndoshta dominojne akoma trafiqet e flukset e miliardave neper qendrat e medha ekonomike te botes.Nuk i kam ndjekur kronikat e ketyre diteve,por sidoqofte ndjej se eshte pozitive qe shteti me ne fund vendosi te beje te tijin nje territor te Republikes,edhe pse ishte nevoja qe te nderhynte qe ne muajt e pare e gjithfare justifikimesh e strategjish bejne mire ti mbajne per vete ata qe nisen me moton”qeveria e ze lepurin me qerre”.Une per vete jam kunder legalizimit te marijuanes,madje kam lexuar mjaft nga argumentet pro,te cilet justifikohen se njeriu eshte i lire te behet varri i vetvetes.Narkotiket nuk kane impakt negativ veç tek perdoruesi,ato shtrijne keto efekte dhe mbi familjen e shoqerine,madje dy rreziqet e fundit jane me te medha sesa i pari.Efekti i narkotikut ne tru eshte mpires dhe favorizon nje ngadalesim te proçeseve ne tru,edhe pse ne pamje te pare duket sikur e “shkathteson” perdoruesin,apo e “ç’mpin”ate nga druajtja dhe komplekset e inferioritetit.U deshen dekada qe shumekombeshet e duhanit te pranonin rezultatet vjedkjeprurese te duhanit per perdoruesit e sidomos per personat ne kontakt me keto mjedise.Mendoni se kompanite farmaceutike ( te cilat pretendohet se do tregtojne narkotiket e”kontrolluar” e te legalizuar e rrjedhimisht fitimet kolosale) do pranojne demet e narkotikeve te lehte e haluçinanteve ne nivelin mental te parigjenerueshem?Nje tjeter argument eshte kontrolli ekonomik-politik nepermjet parase.Mendoni sikur kupola e nje fshati te vetem(nuk di si quhet kupola e Lazaratit,por e fshatit Korleone quhet Cosa Nostra e qarkullon miliarda sa njeqind shtete bashke) te vendose te sjelle ne pushtet nje kumbar te sajin,nje qeveri komplet te sajen,nje media super teknologjike(me paqen e Adi Krastes) e po ashtu te kontrolloje me mekanizmin e huase tere ndertimet e Tiranes, Vlores,Fierit,etj?Pra,Lazarati keshtu nuk perfaqeson nje katund rebel qe ka qejf tek-tuk te beje sherr te fortesh,por afirmon nje tendence qeverisjeje paralele shume te rrezikshme,qe nuk dihet se gjer ku i ka rrenjet.Gjithkush e di qe nje peme,sa me e larte te jete ne lartesi,po aq eshte zgjatur edhe ne thellesi.Pra,qe ta mbyll pa moralizma komentin,”Hyrja”ne fshat eshte hapi i pare.Se hapi i dyte eshte kontrolli i degezimeve te kapitalit.Gjer ku i ka shtrire rrenjet ky kapital i akumuluar?
Tifozeria për Lazaratin është tifozeri kundër Shqipërisë. Jo thjesht se ai fshat është bërë simboli ynë i shëmtuar në botë…http://goo.gl/c1dGkN e rendesishme eshte qe lazarati ra…http://goo.gl/c1dGkN