Mbaje mend numrin 530: Do të thotë Made in Albania!

Elton Tafaruci

“530. Mbajeni mend këtë numër. Do të thotë Made in Albania. Pra nëse barkodi i një produkti fillon me këtë numër do të thotë ‘Prodhim Shqipërie’., kështu njoftoi Ministria e Bujqësisë.

Barkodi, një numër si kartë identiteti e çdo produkti.

Shumica e produkteve që qarkullojnë në hapësirat shqiptare ashtu si në të gjithë botën janë të identifikuara me numra. Përmes numrave, barkodi jep shumë informacion se çfarë produkti është, cila fabrikë e ka prodhuar dhe shteti ku ai produkt është prodhuar. Barkodet mund të lexohen nga skanera optikë e së fundmi, edhe nga aplikacione telefonike.

Barkodi funksion në bazë të një standardi që quhet GS1. GS1 është një organizatë ndërkombëtare neutrale jo-fitim-prurëse me qender në Bruksel, Belgjikë.

GS1 Albania është 1 nga 112 organizata anëtare GS1 në të gjithë botën. Nuk ka rëndësi se në cilin vend të botës është i bazuar biznesi apo cilën gjuhë përdorni, partneret tregtarë mund ta kuptojnë gjithmonë njeri-tjetrin duke perdorur standartet GS1. Standartet GS1 perdoren nga të gjitha industritë, nga shërbimet ushqimore dhe shitja me pakicë te shëndetësia e deri te muzika.

Share This Article
2 Comments
  • Informacioni eshte i vlefshem.Do te na ndihmonte shume ne qofte se keni mundesi te tregoni edhe kodet e shteteve te tjere,qe te kemi mundesi te zgjedhim,ne se na jepet mundesia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *