Deri ne kete pike ka mbritur sjellja e ketij pushteti. Kujt i themi rrugac? I themi nje individi qe nuk njeh dhe nuk zbaton ligjin.Qe nuk njeh e nuk zbaton rregullat e vendosura. Qe nuk njeh e nuk zbaton normat e sjelljes ne shoqeri.Qe nuk njeh e nuk zbaton asgje qe e ben shoqerine te leviz ne trajektoren e zhvillimit demokratik. Rrugaci eshte i pasjellshmi,. I paedukuari. I pa kontrollueshmi prej ligjit. Sot rrugacet jane ne anen e pushtetit, qe edhe ai , ne mos funksionon ne keto terma , mbeshtet e frymezon rrugacet. Pushteti i partise demokratike, jo vetem ne nje rast, eshte shfaqur si nje pushtet rrugac, jo ne kuptimin e sjelljeve te nje individi, por ne kuptimin e nje institucioni qe del mbi ligjin, del mbi rregullin, del mbi te drejten e qytetareve, qe mbron shkelesit e ligjit, mbron vet individet rrugac.
Ka sjellje prej rrugaci te individeve qe kane me vete pushtetin, forcen e tij, frymezimin e sjelljeve te tij prej rrugaci. Jane sjellje te te forteve te partise qe sundon me pushtetin e vet gjithandej; qe mendon se , packa qe fushata duhet te zhvillohet me norma, brenda disa rregullave dhe ligjeve ne fuqi, ata bejne si dhe c’duan vet, qe veprojne sipas instiktit te sundimtarit ne nje shoqeri qe lufton te zhvillohet demokrfatikisht. Ja nje fakt qe nxjerrim prej nje krahasimi denoncues per pushtetin qe mbahet ne kembe nga fryma rrugacerore e partise qe e kontrollon.
Ne lagjen l8 shtatori te Gjirokastres, ne krye te shetitores, aty ku eshte rrethrotullimi,prane stadjumit Valeviten flamujt e PD-se. Jo nje flamur por dhjetera. Ato kane mbetur atje qysh prej dites (tre dite me pare) kur Berisha ka bere metingun e radhes ne kete qytet. Pse valeviten lirshem ata flamuj blu? Pse nuk, shqetesojne kend ata flamuj? Pse nuk sulen aktivistet e PS-se ti zhgulin ato, ti heqin, ti grisin , ti djegin, sic po bejne aktivistet e PD-se me flamujt e PS-se? Ne fund te fundit keta te fundit ishin ne nje mjedis te zene me qira nga kjo force politike, ndersa flamujt e PD valeviten ne nje mjedis ku pronare eshte bashkia e drejtuar nga PS. Ata kane zene nje hapsire publike , e cila nuk i takon vetem njerezve te PD-se por te gjithe qytetareve, te cilet nuk thone asgje, nuk inatosen, nuk kerkojne qe ato flamuj te hiqen andej. Ja pra ndryshimi .
Letër e nënshkruar: Panajot Zoto
z. Panajot me vjen keq qe po ta them por kur bashkia e GJR nuk heq dot dy flamuj te PD,votat e PS si do ti mbroni diten e zgjedhjeve?????
kam frike se do te vidhen perseri….
me lart na ke shpjeguar shume bukur per sjelljen e pushtetit rrugaceror jam plotesisht dakort me ato qe thua por do te kujtoje dicka…….
po ai rrugaci iPS F.NANO ku eshte????? qe erdhen keta ne pushtet ja dhuroi ai i PS nuk mendoj se e ke harruar……
prandaj shkrimin ta kishe filluar nga kryerugaci NANO….