SMS në DITA
në 0689073730
E dashur DITA. Kam besim se ti nuk do të mërzitesh me neve duke të mbushur vetëm me shqetësime, brenga e dhimbje që ne kemi, çdo ditë. Vrasje, vetëvrasje, aksidente, kultivim dhe trafikim droge, dinamit, tritol, thikë në zemër, sopatë në kokë, veç këto lexon e shikon në çdo edicion lajmesh.
Nëse ka ndonjë vend të BE-së që populli mbarë është i armatosur me armë luftarake si pushkë kallashnikov, mitroloz, bomba, granata, dimamit dhe tritol atëherë, në Qershor do ta marrim Statusin e vendit kandidat për në BE.
I nderuar shtet, si ka mundësi që të klasifikohet “armëmbajtje pa leje” si një qytetar që disponon armë luftarake, Kallashnikov, Simonov, Mitroloz, Granata, Bomba, armë këto të nxjerra nga depot e forcave tona të armatosura ku komandanti i përgjithshëm ishte fatkeqësia e këtij kombi Sali?
Mbajtja e armëve luftarake të të gjitha llojeve pa leje të klasifikohet KRIM I RËNDË, ndërsa për armët e gjahut pa leje të klasifikohet KUNDRAVAJTJE PENALE. Z.Ministër i Brendshëm, kreditet e një qeverie në popull, bien në mënyrë të rrufeshme nga një palo polic, që vendos gjobë me motivacionin absurd “mosvendosje rripi dhe personi nuk është prezent”, “parakalim i gabuar” në Kuçovë, kur personi nuk ka qenë fare në Shqipëri dhe ka prova me vula hyrje-dalje ndërkufitare me gjithë automjetin e tij ka qenë jashtë shtetit, ndaj z. Ministër qërojeni nga policia e shtetit cilido qoftë ai. Respekte DITA. GJON NEZHA LAÇ.