Mbajtja e teshtimës mund të shkaktojë probleme serioze në qafë

Dita

Mjekët sugjerojnë që të mos e mbani teshtimën, sepse mund të shkaktojë probleme në trupin e njeriut.

Sipas një raporti të postuar në një revistë, një 34-vjeçar britanik e mbajti gojën e mbyllur gjatë një teshtime të fortë, gjë e cila i dha një ndjesi deri diku të çuditshme në qafë.

Fillimisht nuk vuri re asnjë problem, por pas dy orësh ndjeu dhimbje në fyt e në qafë. Ai tha se gjithmonë përpiqej të mbante teshtimën, sepse mendon se është një veprim i pasjellshëm për t’u bërë përpara dikujt.

Raporti i bërë nga Dr.Wanding Yang tregon se këto 30 vitet e fundit që ka mbajtur teshtimën, i kanë ndikuar në kanalet e veshit, hundës dhe fytit.

Pas disa analizave, mjekët vunë re edhe enjtje në qafë kur po shqyrtonin indet dhe dëgjuan kërcitje. Ata thanë se kishte flluska ajri, të cilat hynin thellë në indin e tij. Kështu, në përpjekje për të mbajtur teshtimën, i shkaktoi vetes probleme në qafë.

Sipas CNN, 34-vjeçari nuk i duhej t’i nënshtrohej operacionit.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *