Mbanin ushqimet në ambiente me myk e lagështi, mbyllen dy restorante

Dita

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me aksionin e saj për kontrollin e sigurisë ushqimore në subjekte të ndryshme.

AKU ka evidentuar gjatë inspektimit dy restorante që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjieno-sanitare.

DRAKU, Gjirokastër konstatoi pas kontrollit që ushtroi në restorantin “Ana Beqiri” se kishte ambiente me myk e lagështi dhe se mjetet e punës në kuzhinë ishin totalisht të amortizuara.

Ndërkohë edhe nga DRAKU, Tiranë është evidentuar piceria “Emiljano Hysenbelliu”, që ushtronte aktivitetin në kushte jashtë çdo standardi.

Të dy subjektet u mbyllën dhe për pronarët e tyre u vendos si masë administrative gjoba 300.000 lekë.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *