Mbante peng nënën, arrestohet i sëmuri mendor

Elton Tafaruci

Një i sëmurë mendor është vënë në pranga gjatë ditës së sotme, pasi kishte disa ditë që mbante peng nënën e tij të sëmurë, të cilën nuk e lejonte të merrte as ilaçet, ndërsa kishte kërcënuar me vrasje edhe dajën e tij.

Policia e Tiranës dhe komisariati i policisë Rrogozhinë në bashkëpunim me Forcat RENEA bënë të mundur arrestimin e një personi pas 4 orë negocimeve për dorëzimin e tij.

Arrestohet në flagrancë shtetasi Gëzim Mustafaj, 47 vjeç, banues në fshatin Gosë, me probleme të shëndetit mendor.

Arrestimi i tij është bërë pas marrjes së një telefonate ku dyshohej se, në Gosë, shtetasi i mësipërm kishte kanosur dajën e tij, 56-vjeçarin me inicialet L. Z., 56 vjeç, banues në Durrës.

Ky person për disa ditë, nuk ka lejuar të dalë nga banesa nënën N. Mustafaj, 76 vjeç, gjithashtu nuk e linte të trajtohej me ushqim dhe ilaçe dhe gjendja e saj shëndetësore sa vinte dhe rëndohej e cila ishte rezidente në Itali.

Pas punës së mirë policore dhe negocimeve u arrit të neutralizohej dhe është dërguar tek Spitali numër 5 Tirane për mjekim më të specializuar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *