Mbarimi i luftës dhe dritë-hijet në karrierën e Gjeneral Spiro Moisiut (III)

Ornela

Jovan Bizhyti

 (Vijon nga numri i kaluar)

Spiro Moisiu ishte shëmbull dhe si deputet i zgjedhur i popullit, që luftonte me shumë angazhim e përgjegjësi për zgjidhjen e halleve e problemeve që kishte qyteti e zona që ai përfaqësonte në Kuvendin e Shqipërisë.

Kontributi i tij, veçanërisht në ushtri për organizimin dhe modernizimin e ushtrisë sonë, jo vetëm gjatë luftës partizane për çlirimin e vendit, por dhe pas çlirimit, ishte një thesar për mendimin e tij teorik e praktik, që u konkretizua në rregullore, urdhra dhe udhëzime dhe në vepra të shkruara, veçanërisht përvoja e periudhës 1942-47, që janë kontribute të organizimit e të reformimit të ushtrisë sonë nga ajo partizane, në një ushtri moderne e niveleve europiane. Sidomos dokumentacioni i Luftës Antifashiste Nac.Çl. i viteve 1943-45, përbën një vëllim të rëndësishëm pasuror me autorësi e bashkëautorësi të Gjeneral Spiro Moisiut. Dy vëllimet me dokumente të Shtabit të Përgjithshëm të luftës Nac.Çl., botime të vitit 1970 dhe materiale të tjera arkivore, janë një trashëgimi e madhe që Gjeneral Spiro Moisiu i ka lënë Atdheut, Kombit dhe Ushtrisë Shqiptare.

Në 80 vjetorin e lindjes, Presidiumi i Kuvendit Popullor organizoi një ceremoni festive me pjesmarjen e udhëheqësve të lartë të shtetit, deputetë, ushtarakë dhe veteranë të luftës, shokë e miq të Spiro Moisiut. Kur hyri Spirua në derë, Enver Hoxha i doli përpara:

-Spiro, si të ka lala?

-Mirë,- u përgjigj Spirua.

-Spiro si të kam, si e ndjen veten?- e pyeti Enveri.

-Gjallë jam, por nuk jam mirë me shëndet,- u përgjigj Spirua. Pastaj Enveri pyeti Aspasinë, bashkëshorten e Spiros, për shëndetin e saj dhe të fëmijëve, ku në veçanti veçoi Alfredin, djalin e madh të Spiros.

-Alfredin e kemi një nga oficerat më të mirë. Punon shumë mirë, ndjek rrugën e të atit dhe i drejtohet Spiros:- Eshtë traditë or Babë!

Pastaj e mori fjalën Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Haxhi Lleshi:

-“I dashur shoku Spiro!

Të dashur shokë e shoqe!

Jemi shumë të gëzuar që marrim pjesë në këtë ceremoni për të festuar 80 vjetorin e lindjes së shokut tonë të shtrenjtë, Spiro Moisiu. Me rastin e kësaj dite të shënuar në jetën tuaj, duke çmuar meritat dhe shërbimet e shquara që i keni bërë Atdheut e popullit në Kryengritjen e Përgjithshme të Armatosur të vendit, dhe për forcimin e ushtrisë Nac.Çl. si Komandant dhe Shef i Shtabit të Përgjithshëm, gjithashtu dhe për ndërtimin e mbrojtjen e Atdheut dhe modernizimin e ushtrisë popullore, Presidiumi i Kuvendit Popullorë, iu dekoron me, “Urdhërin e Lirisë të Klasit të I-rë”.

Mandej Enver Hoxha i dorëzoi Spiro Moisiut dekoratën e lartë dhe ngadalë i drejtohet:

– Më lejoni të them edhe unë nja dy fjalë i dashur shoku Spiro. Si gjithë shokët edhe unë shoku yt i vjetër i luftës dhe i punës, jam jashtëzakonisht i gëzuar sot në vigjiljen e 80 vjetorit të lindjes tënde. Partia e populli kanë parë tek ju një nga luftëtarët më të shquar, e një nga bijtë më besnikë. Patriotizmin e dashurinë për popullin, ti e ke treguar gjatë gjithë jetës tënde, jetë që e vure të tërën në shërbim të çlirimit të Atdheut. Për mua jeni një nga shokët më të afërt dhe më të dashur. Në fillim nuk të njihja personalisht, por unë isha i njohur me patriotizmin tënd, me gjestin tënd burrëror dhe antifashist, ti u bëre pengesë që bijtë e Shqipërisë në kohën më të errët që jetonte njerëzimi, të shkonin e të vriteshin për pushtuesit italianë.

Duke u udhëhequr nga ky qëllim fisnik, u the ushtarëve që komandoje, “Mbrapsht”! Ti nuk more parasysh me këtë akt që ndërmore, se mund të të burgosnin, mund të të varnin. Që në atë kohë, ti ndoqe rrugën e popullit. Kur do të formonim Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Nac.Çl., me të drejtë udhëheqja e Partisë, vendosi që si Komandant i këtij Shtabi të caktoheshe ti, i dashur Spiro Moisiu. Unë isha në dijeni të veprimtarisë tënde në rrethin e Kavajës e të Lushnjes. Partia, në momentet më të vështira, të ngarkoi me një detyrë të madhe, të rëndë e të vështirë, që e kreve me sukses të madh. Ne bashkëpunuam, së toku kaluam si gjithë populli i ynë momente të rënda. Por pikërisht në ato momente, unë kam parë tek ti një luftëtar të guximshëm, trim dhe që e doje popullin.

Në kohët e vështira njerëzit njihen më mirë, në kohët e vështira dallohet karakteri i njerëzve. Ti së toku me gjithë shokët e tjerë, jetuat vitet e luftës dhe vitet e lavdishme të pasçlirimit. Në të gjitha këto etapa i dashur shoku Spiro, ti ke kontribuar fuqishëm me zemër, me shpirt të kulluar, me atë drejtësinë tënde për çdo gjë. Me rigorozitetin tend, ke qëndruar, ke punuar, ke luftuar dhe si të gjithë ne, ke vënë gurin në këto themele të çelikta të Shqipërisë. Prandaj Partia dhe populli kanë për ty një dashuri e respekt të madh dhe këtë do t’a ruajnë dhe do t’ua transmetojnë brezave të ardhshëm, që ata të ndjekin shëmbullin tënd.

Me këtë rast të gëzuar, unë personalisht marr fuqi të reja kur të shoh ty të ri. Të uroj i dashur Spiro, shoku im i vjetër i luftës dhe i ndërtimit, të na rrosh edhe 100 vjet. Le ta ngremë këtë dolli për shëndetin e shokut tonë të dashur, Spiro Moisiu. Hajde Babë, të pimë dhe për shëndetin e shokëve”.

Pas disa bisedave të lira midis shokësh të luftës, Enveri shprehu disa konsiderata dhe për familjen e Moisive.

-Familja e Moisive nuk është vetëm një çerdhe trimash, por dhe familja e artistit të madh me famë në Europë dhe në Botë, Aleksandër Moisiut. Familja e Moisive ka nxjerr dhe Spiron, fëmijtë e Spiros, kushurinjtë e Spiros, që shërbejnë në sektorë të ndryshëm dhe që tregojnë zotësi e talent. Prandaj gëzohem shumë që fëmijët e kushërinjtë e tu, ndjekin rrugën tënde të lavdishme i dashur Spiro!

Por në këto ditë nuk mund të mos na kujtohen edhe momentet që kemi kaluar së bashku. Kemi qarë hallet dhe kemi qenë në unitet dhe në dashuri të madhe me njeri-tjetrin. Më kujtohet njëherë kur ishim nga Shpati gjatë operacionit luftarak, vajtëm e qëndruam te ullinjtë e një fshatari. Ai doli nga shtëpia e pyeti:

-O shoku Komisar, kush është nga këta Spiro Kavaja?

-Ja ku është, – i thashë, duke i treguar Spiron.

-Hajde more këtu,- i tha ai, të të puth njiherë. Ku je more shoku Major! – iu drejtua Spiros fshatari. Ai kish qenë ushtar i Spiros, ishte nga ata të mobilizuar me forcë nga fashizmi dhe kishte dezertuar nga radhët e ushtrisë italiane me batalionin “Tomorri” në kufirin grek. (Prof. P. Hasani, “Historia e pashkruar”, viti 1999, faqe 61, dhe Dr. V. Kasapi, “Gjeneral Spiro Moisiu”, viti 2000, faqe 182).

 

***

Këto vlerësime të larta që shprehte Enveri, i kanë shprehur dhe shumë nga shokët e afërt dhe bashkëpunëtorë të luftës, që vërtetojnë se, ky ishte Spiro Moisiu, i thjeshti dhe i urti, i ndershmi dhe i duruari, besniku dhe trimi, që s’mbajti asgjë për vete, por gjithçka ia dha Atdheut, luftës e popullit. Spiro Moisiu në karrierën e tij është vlerësuar me 11 urdhëra të lartë dhe 5 medalje trimërie. Dhe këto dekorata të larta ai i ka fituar me trimëri e me meritë, jo në kushte paqe, por në frontin e një lufte të përgjakshme dhe heroike, siç ishte Lufta Antifashiste Nac.Çl.

Spiro Moisiu për jetën e tij plot histori, ka lënë pas shumë kujtime, disa të shkruara, por dhe shumë të pa shkruara si mesazhe e këshilla, që shokët e bashkëpunëtorët e tij, por në veçanti fëmijët, i kujtojnë e i tregojnë ato edhe sot në jetën aktuale.

Alfred Moisiu, djali i madh i Spiros, midis të tjerave kujton disa prej tyre si mësime të vyera në jetë.

Një ditë, bie telefoni i zyrës, kur Spiro Moisiu punonte në kryesin e SHNUM-it (Shoqata për ndihmë ushtrisë dhe mbrojtjes). Ai me edukatën e tij prej ushtaraku i përgjigjet:

-Urdhëroni! Nga ana tjetër e telefonit dëgjohet një zë femre.

-Jemi nga Komiteti Qendror i Partisë,- foli ajo. Atëhere Spirua i thotë:

-Kush jeni personalisht, pasi në Komitet Qendror ka shumë personel, që nga punonjësit e thjeshtë, deri tek personalitetet e larta, prandaj më tregoni emrin me kë kam të bëj? Pas kësaj ra një heshtje e shkurtër. Pastaj u dëgjua sërish përgjigja:

-Jam Liri Belishova.

-Epo kështu thoni shoqja Liri. Atëhere urdhëroni, çfarë kërkoni? Pas këtij debati, vazhdoi biseda për të cilën interesohej Liria. Këtë ngjarje kujton Alfredi, ia tregoi Bab Spirua, për t’i thënë se sa e rëndësishme është edukata zyrtare në komunikimet midis njerëzve që punojnë, qoftë dhe në administratën e lartë. Kultura e komunikimit, është e rëndësishme kudo që të ndodhet njeriu.

 

***

Spiro Moisiu gjatë gjithë jetës së tij ka qenë njeri me ndjenja të pastra njerëzore, pavarësisht  se ishte dhe shumë kërkues në detyrën e tij. Ai ka ditur të ndante atë që ishte vërtetë e dëmshme për vendin, nga kërkesat që shtronin ligjet, apo dhe vet sistemi komunist. Gjithmonë ka ndihmuar njerëzit që vinin nga të ashtuquajturat “klasa të përmbysura”, duke dalluar ata që ishin të dëmshëm për interesat e Atdheut, nga ata që ishin të ndershëm, por lufta e klasave i përfshinte se kishin një prejardhje të tillë sipas konjukturave të kohës.

Në Gazeta Shqiptare të datës 4 shkurt 2013, është botuar një shkrim: “Historia e çuditshme me Spiro Moisiun”, me autor Tomorr Dostin. Ndër të tjera ai shkruan: “Kam shkuar ushtar në vitin 1951. Kam qenë së bashku me tim vëlla, Lekën. Si fëmijë të kundërshtarëve të komunizmit, na çuan në repartet e ndërtimit dhe të xhenjos që punonim si punëtorë. Por gjithsesi mbaheshim në vëzhgim të rreptë. Në rast festash apo ceremonish zyrtare, unë dhe Leka kalonim në izolim pesë apo shtatë ditor. Për izolim na çonin në  Garnizonin e Tiranës, ku ishte Komandant Gjeneral Spiro Moisiu.

Njëherë na ka ndodhur një fenomen, që na la me gojë hapur dhe shumë të shokuar. Ka qenë pikërisht momenti që ne mbaruam izolimin shtatëditor me rastin e një feste që ishte në Tiranë. Këto masa merreshin për të izoluar elementët armiq, për të parandaluar ndonjë rast të mundshëm për ndonjë incident apo atentat. Gjithsesi, mbas izolimit na çuan në zyrën e Komandantit të Garnizonit, Gjeneral Spiro Moisiut. Ai duhet të firmoste proces-verbalin e lirimit dhe dërgimit tonë në repart. Për një moment mbetëm vetëm në zyrë me Komandant Spiron. Ai mbylli derën me kujdes dhe na u drejtua me zë të ulët dhe shumë prindëror:

-Dëgjoni more djema, ju e shikoni si janë punët! Ju duhet t’a kuptoni se po vuani dhe po paguani kusuret e të tjerëve, por duhet të bëni kujdes. Nuk bëhet shaka. Nuk duhet të dëgjoni biseda, e jo më të merrni pjesë ku ka grumbullime shokësh. Ju duhet t’u largoheni menjiherë debateve dhe të shikoni punën tuaj. S’duhet as të merrni e as të përcillni fjalë se jeni shumë në rrezik. Pastaj na hodhi dorën prindërore mbi shpatulla duke na përcjellë tek dera me fjalën magjike, “Bëni kujdes”! Ajo dorë dhe ajo fjalë e ngrohtë, do të na mbeteshin të pashlyera gjatë gjithë jetës sonë. Kuptuam shumë mirë, se Spiro Moisiu nuk ishte fare dakord me ato që bëheshin në lidhje me persekutimin e njerëzve të pafajshëm.

Në vitin 1965, Spiro Moisiu mbushi moshën e pensionit 65 vjeç dhe doli në pension pleqërie. Ministri i Mbrojtjes Beqir Balluku i thotë:

-Spiro, çfarë do bësh tani? Spirua u përgjigj:

-Shoku Ministër, do merem me punët e mia, do rregulloj mënyrën e jetesës në kushte të reja.

-Jo,- i tha Beqiri,- më mirë qëndro këtu në Ministri si këshilltar dhe bisedojmë bashkë kohë pas kohe. Beqiri e njihte mirë Spiron dhe ia dinte meritat, pavarësisht nga ndryshimet që kishin ndodhur. Spirua i përgjigjet:

-Shoku Ministër, nuk jam unë për të qënë në rolin e këshilltarit, për këtë punë iu duhen njerëz të rinj, të cilët të kenë mbaruar shkollat ushtarake në BS. Unë e mbarova detyrën ndaj vendit tim. Këtë ndodhi, Spirua ua tregoi fëmijëve, duke u thënë se çdo gjë ka kohën e vet dhe të qëndroja parazit nëpër koridoret e Ministrisë, nuk ia vlente, ndaj mbajta atë qëndrim. Njeriu nuk mund të qëndrojë në një vend vetëm për të marrë rrogën dhe të mos dijë se çfarë bën. Nuk jam mësuar me jetë parazitare, ndaj këtë lloj pune mos e pranoni kurrë. Ai ndiqte parimin, që njeriu duhet t’i bëjë pyetjen vetes: “Jo çfarë bëri Shqipëria për mua, por çfarë kam bërë unë për Shqipërinë”!

Alfred Moisiu, në kujtimet e tij sjell dhe një episod të veçantë që i ndodhi në karrierën e tij. Në vitin 1974, u shkarkua nga detyra Ministri i Mbrojtjes Beqir Balluku dhe për momentin detyrat nisi t’i ndiqte Petrit Dume, si Shef i Shtabit të Ushtrisë dhe Kandidat i Byrosë Politike të KQ të Partisë. Petriti më thirri dhe më shprehu një mendim për një post të lartë në Ministrin e Mbrojtjes. Për këtë problem, nuk ngurova dhe ia thash tim Eti. Ai pasi më dëgjoi, u mendua një copë herë dhe më tha:

-Ka dash të të bëj mik!

Për momentin nuk e pranova atë arsyetim. Por më pas kuptova, se ai duke njohur mirë mënyrën se si funksiononte politika, si hidheshin hapat nga udhëheqja e lartë e asaj kohe, parashikonte se mund të ndodhnin më shumë ngjarje se sa kishin ndodhur. Dhe në fakt ashtu ndodhi, u zhvilluan shumë ngjarje të tjera tronditëse, që pas Beqir Ballukut, iku dhe Petrit Dume, Hito Çako e dhjetra Gjeneralë të tjerë të kastës ushtarake, të cilësuar si armiq të popullit. Dhe parashikimi i Bab Spiros më befasoi!

Ky ishte Gjenerali i Luftës Antifashiste Nac.Çl., që në nekrologjinë e mbajtur me rastin e ndarjes nga jeta në 12 prill 1981, u theksua në mënyrë të veçantë:

“Spiro Moisiu, ka punuar e luftuar për forcimin e demokratizimin e pushtetit tonë popullor. Ai kurdoherë ka qendruar, ka punuar e ka luftuar me zemër e me shpirt të kulluar, si udhëheqës e luftëtar i vendosur, trim, i pa epur përpara vështirësive, duke vënë kështu, gurë në themelet e çelikta të Shqipërisë”.

 

Share This Article
5 Comments
  • SHUMICA DOLLI TRATHTARE.
    MIRE UA BERI SHOKU ENVER QE I PUSHKATOI, POR DO TE KISHTE QENE EDHE ME MIRE SIKUR TE PUSHKATONTE EDHE RAMIS ALINE DHE CA TE TJERE.
    ISHTE I ZGJUAR ENVERI.

  • Si8 more nuk ka pranuar Spiro Moisiu te qendronte keshilltar i Beqir Ballukut?
    Po ky Edi Rama dhe te tjere si ai jane zvarritur si gjarper helmues per te mbajtur sa me gjate pushtetin edhe kur i kane nxire jeten nje populli te tere?
    Do rri edhe pas 2009 ne pushtet derdellit Rama dhe tru shp[laret militante e duartrokasin kete sharlatan antishqiptar!

  • Si more nuk ka pranuar Spiro Moisiu te qendronte keshilltar i Beqir Ballukut?
    Po ky Edi Rama dhe te tjere si ai jane zvarritur si gjarper helmues per te mbajtur sa me gjate pushtetin edhe kur i kane nxire jeten nje populli te tere?
    Do rri edhe pas 2009 ne pushtet derdellit Rama dhe tru shplaret militante e duartrokasin kete sharlatan antishqiptar!

  • Njemije here me i ndershem,me trim,dhe Atdhetar ka qene i biri ,Alfred Moisiu.
    Ky i rezistoi intrigave te Enverit,,
    Qendroi pa u lekundur nga Nano dhe Berisha.
    Mbajti staturen e kreut te shtetit ne kohet me te veshtira.Nuk u korruptua .
    Spiro Moisiu te ishte ushtarak i vertete,duhej t`i kishte futur nje plumb ballit Enver Hoxhes dhe Miladin Popovicit ne Kongresin e Termetit,sepse e perdoren komunistet sllavo-serbe sa kaluan lumin,pastaj e xhveshen nga te gjitha funksionet,e nxorren ne pension te parakohshem ne Kongresin e Permetit.
    Alfred Moisiu nuk e degradoi veten ta perdornin ne kete menyre,.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *