Jovan Bizhyti
Marrëdhëniet e Spiro Moisiut me Enver Hoxhën. Dyshime e jugosllavëve dhe survejimi nga Koçi Xoxe. Dalja në pension para kohe dhë zëvendësimi në krye të Shtatmadhorisë nga Mehmet Shehu
Ishte koha kur Lufta Antifashiste Nac.Çl. me fitoret e arritura në një pjesë të madhe, kryesisht në Shqipërinë e Jugut, po vinte drejt përfundimit. Kongresi i Përmetit, që u mbajt në maj 1944, me vendimet e tij hodhi themelet e shtetit të ri shqiptar të demokracisë popullore dhe njëkohësisht sanksionoi fitoret e njëpasnjëshme të arritura në luftën për çlirimin e vendit. Gjithashtu dhe për Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Nac.Çl. dhe Komandantin e tij, Gjeneral-Major Spiro Moisiun, u bënë vlerësime maksimale për organizimin dhe drejtimin ushtarak me vendosmëri dhe profesionalizëm, duke arritur fitore e suksese në luftën e madhe kundër armikut nazi-fashist. Në Kongresin e Përmetit, u vendos dhe krijimi i Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë me Komandant Enver Hoxhën, po ashtu u vendos dhe sistemi i gradave në nivelin e lart ushtarak, ku Enver Hoxha si Komandant i Përgjithshëm, mori gradën, Gjeneral-Kolonel, kurse Spiro Moisiu, Shef i Shtatmadhorisë së Ushtrisë me gradën Gjeneral-Major.
Ndërsa në Plenumin II të PKSH në Berat në tetor 1944, u krijua Qeveria Provizore me Kryeministër Enver Hoxhën dhe ministrat e parë të Qeverisë së Re Shqiptare. Në Berat, u vendosën dhe gradat ushtarake për Komisarët Politikë, sipas modelit jugosllav. Koçi Xoxe, u gradua Gjeneral-Leitnant, pa patur asnjë njohuri ushtarake apo meritë të veçantë! Ai mori gradën dhe më të lartë se Shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë, Gjeneral-Major Spiro Moisiu! Me të drejtë nga të pranishmit në mbledhjen e Beratit, ajo u quajt “Gradë politike”, sepse Koçi Xoxe s’kishte ndonjë kulturë e aftësi ushtarake dhe s’kish treguar ndonjë heroizëm të veçantë në betejat e luftës Nac.Çl. Një nëpunës politik, sado i lartë të jetë dhe sado kontribut të kish dhënë në luftën Antifashiste Nac.Çl., nuk mund të vlerësohej me gradën më të lartë se Komandanti që e drejtoi ushtarakisht atë luftë! Këto ishin insinuatat e para në qendrimin ndaj Spiro Moisiut.
Nga Berati, Qeveria Provizore u nis drejt Tiranës së çliruar në 26 nëntor 1944 dhe meqënse rruga nga Durrësi kishte shumë ura të shkatërruara nga lufta, kalimi u bë nga Elbasani, ku Qeveria qendroi një natë. Të nesërmen drejt Tiranës u kalua nga Qafa e Krrabës dhe mandej në Mushqeta, ku dukeshin ende pasojat e betejës së ashpër luftarake të “Mushqetasë”, me pasojat e luftimeve të zhvilluara ndaj forcave gjermane në marshimin e tyre drejt Tiranës.
Gazetari Peter Lukas, shkruan midis të tjerave në librin e tij për Misionin Amerikan në Shqipëri, për momentet e hyrjes së Qeverisë së Re Shqiptare në Tiranën e çliruar: “Qeverinë e Re e pritën, anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nac.Çl., Myslim Peza, dhe Komandant i Brigadës I S. Mehmet Shehu. Pastaj të gjithë drejtuesit e Qeverisë parakaluan në rrugën kryesore të qytetit, ku bashkë me Enver Hoxhën, u rreshtuan dhe Shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Nac.Çl. Gjeneral-Major Spiro Moisiu, Dr. Omer Nishani, Ministër i Punëve të Jashtme, Baba Faja Martaneshi, Gjeneral-Leitnant Koçi Xoxe, që mundohej të zinte një vend në krah të Enver Hoxhës, e të tjerë, si dhe disa ushtarakë të Aleatëve Ndërkombëtarë”.

***
Viti i parë i pasçlirimit 1945, e gjeti ushtrinë tonë veç dëmtimeve nga lufta dhe me nevoja të theksuara për kuadro ushtarakë. Shumë kuadro nga lufta kishin fituar një përvojë të madhe, por ata nuk kishin arsimin e nevojshëm, as atë të përgjithshëm dhe në veçanti as arsimin ushtarak. Gjeneral-Major Spiro Moisiu, si Shef i Shtatmadhorisë, ngriti fillimisht pa humbur kohë kurset e para të kualifikimit të ushtarakëve. Gjithashtu tërhoqi nën armë dhe mjaft oficerë të ushtrisë së monarkisë, që nuk ishin përfshirë në veprimtari kriminale, apo në strukturat e nazi-fashizmit e të forcave bashkëpunuese me armikun.
Ushtrisë sonë i duhej të fuste në përdorim të gjitha mjetet e nevojshme dhe ngritjen e të gjitha strukturave të armëve dhe të shërbimeve për një ushtri të rregullt e moderne. Ushtria shqiptare, pas çlirimit, ishte dhe pa Flotë Luftarake Detare. Ato pak motovedete të vogla luftarake që kishin sjellë nazi-fashistat italianë dhe gjermanë për interesat e tyre, me mbarimin e luftës, ata i asgjësuan duke i mbytur në det. Në vitin 1945, me ato pak mundësi që kishte Shqipëria, nxori nga uji dy motovedete italiane dhe pasi i riparoi në një kantjer privat në Durrës, i vuri në përdorim në mbrojtje të kufijve detarë të vendit. Ajo ditë kur këto motovedete luftarake u hodhën në ujë për lundrim, ishte 15 gusht i vitit 1945 dhe kjo datë kur u ngrit flamuri luftarak i marinës shqiptare, u quajt dita e krijimit të “Flotës sonë Luftarake Detare”. Në ceremoninë e kësaj ngjarjeje të rëndësishme, ishin prezent në Durrës, Shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë, Gjeneral-Major Spiro Moisiu, si dhe Gjeneralët Koçi Xoxe e Myslim Peza, Ministri i Jashtëm i Qeverisë Shqiptare, Dr. Omer Nishani, si dhe Kapiteni i Parë i Seksionit të Marinës në Ministrinë e Luftës dhe të Mbrojtjes Kombëtare, Abdi Mati. Njera nga këto motovedete luftarake, u quajt me emrin e dëshmorit të rezistencës kundër pushtuesve fashistë italianë, “Mujo Ulqinaku”.
Shefi i Shtatmadhorisë së ushtrisë shqiptare, Gjeneral-Major Spiro Moisiu, u interesua për të dërguar në shkollat ushtarake jugosllave dhe më pas në ato sovjetike, kuadrot e parë të ardhur nga radhët e luftës Nac.Çl. për t’u përgatitur në llojet e armëve të ushtrisë. Krahas kësaj, mori dhe masa të tjera imediate:
Së pari, ngritjen e një shkolle ushtarake të nivelit të ulët në Berat, me instruktorë ushtarakë të kohës së mbretërisë, pjesëmarrës në radhët e ushtrisë partizane.
Së dyti, kërkoi të thirreshin nën armë oficerë dhe ushtarakë të niveleve të ndryshme të kohës së mbretërisë, me të njëjtën gradë që kishin patur më parë. Sigurisht ata ushtarakë që nuk ishin implikuar dhe nuk kishin bashkëpunuar me armikun.
Së treti, të dërgoheshin në shkollat ushtarake të vendeve të lindjes komuniste, kryesisht në BS, kuadrot më të aftë nga lufta Nac.Çl. dhe të rinj në moshë, që kishin dhe një bazë të arsimit të mesëm të përgjithshëm.
Këto masa, ishin një kontribut i çmuar në përgatitjen dhe forcimin e ushtrisë sonë kombëtare. Gjithëkush mund të kuptojë, se Spiro Moisiu ka bërë përpjekje sublime, si në luftë dhe në vitet e para të pasçlirimit për organizimin dhe drejtimin e një ushtrie moderne. Si gjatë luftës dhe pas çlirimit, ai diti të ruante përherë dhe ekuilibrat në qëndrimet dhe marrëdhëniet me Komisarin Politik të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nac.Çl., Enver Hoxhën, i cili ishte njëherësh dhe Udhëheqësi Politik i PKSH.
Në periudhën tejet të vështirë të luftës, Spiro Moisiu vlerësohej në detyrën e tij si drejtues me përvojë ushtarake dhe me aftësi të spikatura mes shumë ushtarakëve të tjerë. Ai njihej në gjithë vendin, sidomos pas 10 korrikut 1943, deri në maj 1944, si Komandant jo vetëm i Shtabit të Përgjithshëm, por dhe i Luftës Nac.Çl., ku për rreth tij ishte ngritur dhe një “legjendë” e merituar e një ushtaraku të lartë madhor dhe trim.
Sapo mbaroi lufta, në kulmin e asaj pune të madhe për forcimin e ushtrisë dhe shndërrimin e saj në një ushtri moderne e sa më e aftë për mbrojtjen e fitoreve të arritura, për Gjeneral Spiro Moisiun ndodhi sfida! Pa pritur, Gjeneralin e Shtatmadhorisë, Komandantin legjendar që drejtoi betejat e luftës Antifashiste Nac.Çl., personalitetin ushtarak me gradën më të lartë të luftës, e larguan nga detyra, duke e nxjerrë në “Pension pleqërie” në moshën 48 vjeç! Në vend të tij u emërua Gjeneral-Major Mehmet Shehu, që u thirr me urgjencë para kohe, pa përfunduar studimet në Akademinë Ushtarake “Voroshillov” në Bashkimin Sovjetik. Ja dokumenti për nxjerrjen në “Pension” të parakohshëm të Gjeneral Spiro Moisiut, që mbanë datën 10.02.1948:
“Urdhër!
Urdhëroj që Gjeneral-Major Spiro Moisiu, deri tash Inspektor Epror i Ushtrisë Kombëtare, të dal në pension”.
Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura
Gjeneral-Kolonel
Enver Hoxha.
(AQFASH. Dosja 21, dt. 10.02.1948)
Ky personalitet i lartë i ushtrisë dhe i luftës Antifashiste Nac.Çl., menjëherë pas mbarimit të luftës, largohet nga detyra në moshën më produktive, plot përvojë, pjekuri dhe aftësi në fushën e artit ushtarak, ku arsyet dhe motivet e këtij shkarkimi, nuk u thanë e nuk janë thënë kurrë! Sigurisht, pjesa e padukshme e tyre po sqarohet dalëngadalë në rrjedhën e kohës. Këto veprime lidheshin në të njëjtën kohë dhe me ndërhyrjet jugosllave, pasi që nga koha e luftës, Spiro Moisiu ishte etiketuar si anti-jugosllav, nga kontradiktat që kishte me të dërguarit e Titos pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nac.Çl.
Në momentin kur Spiro Moisiu i dorëzoi detyrën Shefit të Ri të Shtabit të Ushtrisë, Mehmet Shehut, ishte prezent dhe Major Sadik Bekteshi, ato kohë, Drejtor i Drejtorisë Politike të Ushtrisë dhe në kujtimet e tij në vitin 1994 ai tregon: Nuk u thanë arsyet dhe shkaqet pse u bë ky ndryshim! Gjeneral-Major Spiro Moisiu, me nervozizëm i tha Mehmetit:
-“Kjo është zyra, ja dhe çelsat e kasafortës,- duke ia hedhur mbi tavolinë dhe u largua në heshtje pa folur asgjë më shumë!” Ai e kuptonte shkakun e këtij qendrimi ndaj personit të tij, por me forcën e karakterit që kishte, dinte ta përmbante veten pa folur lartë e poshtë për pakënaqësitë që i bluante përbrenda, se e dinte që politika e diktaturës së proletariatit të digjte në zjarrin e luftës së klasave.
Këto marrëdhënie shqiptaro-jugosllave në planin ushtarak, u vërejtën kur pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nac.Çl., erdhën këshilltarë e misionarë jugosllavë, të cilët Spiro Moisiu i pati kundërshtuar si “dërgata” më shumë politike se sa ushtarake. Në vitin 1946, kur Koçi Xoxe u ngarkua me detyrën e Ministrit të Brendshëm, Gjeneral Spiro Moisiu u vu në shënjestër si anti-jugosllav. Marrëdhëniet me Jugosllavinë e Titos që gjatë luftës Nac.Çl. dhe në vitet e para të pasçlirimit, ishin në lulëzimin e tyre. Spiro Moisiu që në kohën e luftës, kishte rezerva për qëndrimin e të dërguarve jugosllavë pranë Këshillit të Përgjithshëm Antifashist dhe pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë partizane.
Ja si shprehet Dr, Ymer Dëshnica, në atë kohë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, në një intervistë dhënë në një nga portalet mediatike pas viteve 1990: “Përplasja e Spiro Moisiut me Enver Hoxhën për Mugoshën dhe Miladin Popoviçin, si të dërguar të Jugosllavisë së Titos, ishin vërejtur që në vitet e luftës”. Në kohën e Koçi Xoxes në vitet 1947-49, këto divergjenca dolën më hapur.
Spiro Moisiu nuk kishte besim tek këshilltarët jugosllavë, sa kish parë dhe gjatë luftës, ata ishin me nivel të ulët ushtarak, ishin më shumë njerëz politikë dhe mesa kish kuptuar, dyshonte se ata ia kishin me hile vendit e popullit tonë, për t’a patur Shqipërinë dhe ushtrinë tonë shtojcë të planeve jugosllave, e për t’a bërë Shqipërinë republikë të 7-të të Jugosllavisë.
Kur Major Spiro Moisiu u përzgjodh si Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nac.Çl., udhëheqja jugosllave me të dërguarit e saj, Mugosha dhe Miladin Popoviç, nuk e pritën mirë dhe nuk ishin shumë dakord. Një analist jugosllav, Vladimir Dedijev në librin e tij, “Mardhëniet jugosllavo-shqiptare në vitet 1939-48”, botuar në Beograd në vitin 1949 shkruan:
Miladin Popoviç, në raportin që i dërgoi Komitetit Central të PKJ në 24 prill 1944 shkruante: “Komandanti i Shtabit të Ushtrisë shqiptare, asht një major i ushtrisë së Zogut dhe jo siç keni digjue ju ndonjë komisar policie. Paraqitet nevoja ma tepër se kurr, që të dërgoni një shokë specialist ushtarak dhe politik, i cili do të mundej me ndihmu këndej shtabin”.
Ndërsa Dushan Mugosha, sipas këtij autori, informonte se: “Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm Spiro Moisiu, nuk i përgjigjet kurrësesi detyrës së tij dhe propozoj, që në vendin e tij të vihet komisari i deri tanishëm, Enver Hoxha”. Kurse Zvetozar Vukmanoviç Tempo, në një letër i shkruante Josif Broz Titos: “Enver Hoxha ka vënë në krye të Shtabit të Përgjithshëm një ish major të xhandermarisë së Zogut, i cili e ka mbushur ushtrinë me oficerë të monarkisë dhe është kundër dërgimit të instruktorëve tanë”.
Pra, të dërguarit e Titos e kishin kuptuar që Spiro Moisiu ishte kundër këshilltarëve jugosllavë dhe nuk kanë patur konsideratë për të. Marëdhëniet e tyre me Komandantin Major Spiro Moisiu nga koha e luftës, nuk kanë qenë të mira e bashkëpunuese. Ata, mesa duket, kanë ndikuar edhe tek opinioni i Enver Hoxhës dhe sidomos tek Koçi Xoxe. Pas vitit 1948, kur u godit qendrimi i PK Jugosllave nga Inform-Byroja e Internacionales Komuniste, atëhere u pa më qartësisht, se Spiro Moisiu ishte në të drejtën e Zotit, që i shihte me dyshim ata këshilltarë dashakeq jugosllavë.
Në korrik 1947, me rastin e 4 vjetorit të krijimit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nac.Çl. shqiptare, me propozim të Mareshallit Josif Broz Tito, Presidiumi i Asamblesë Popullore të RF të Jugosllavisë, dekoroi me urdhëra të larta të klasit të I-rë, tre Gjeneralë shqiptarë, Koçi Xoxe, Kristo Themelko dhe Mehmet Shehu, si dhe 24 oficerë madhorë të ushtrisë shqiptare me dekorata të shkallëzuara. Ndërsa Komandantin e Shtabit të Përgjithshëm dhe të luftës Antifashiste Nac.Çl., Gjeneralin e parë të ushtrisë, Spiro Moisiun, e dekoruan me Urdhërin ”Ylli i Kuq” i Klasit të II-të, shumë më i ulët se i tre gjeneralëve! Pra, nëpërmjet këtyre dekorimeve të personaliteteve shtetërore e ushtarake, udhëheqja jugosllave kërkonte të rriste kredibilitetin në radhët e ushtarakëve shqiptarë, për të patur mbështetjen e tyre në ushtri. (AQFASH, vendimi 268, date 7 mars 1947).
***
Në këtë periudhë, siç vërtetohet nga të dhëna të dokumentuara, Gjeneral Spiro Moisiu nisi të përndiqej nga sigurimi i shtetit! Në vitin 1946, ish Ministri i Brendshëm, Koçi Xoxe, në një letër që i dërgonte Sekretarit të Parë të Partisë të Qarkut të Beratit në atë kohë, shokut Reiz Malile, midis të tjerave thuhej: “Nesër në Qarkun tuaj të Beratit, vjen për vizitë Gjeneral-Major Spiro Moisiu. Të meren masa urgjente dhe të survejohet, pasi ka mundësi që në pyllin e Ardenicës të Nën/prefekturës së Lushnjes ku ai do të shkojë për gjah, mund të takohet me Hamit Matjanin dhe forcat e tij. Për çdo gjë të veprohet sipas udhëzimeve tona”. (Kujtime të veteranit Koli Ll. Bozo, ish kuadër i lartë partie në Qarkun e Beratit në vitin 1946).
Spiro Moisiut i vinin të dhëna, se disa prokurorë e punonjës të sigurimit të shtetit, gërmonin në të kaluarën e të tashmen e tij. Një rast konkret ishte nga Myzeqeja e Lushnjes, ku Spiro Moisiu në vitet 1942-43 ka patur një angazhim maksimal në lëvizjen e Frontit Nac.Çl. për ngritjen e formacioneve të para luftarake partizane. Ai, bashkë me shokët e tjerë udhëheqës të luftës në Myzeqe si, Llazar Bozo, Xhorxhi Robo, Koli Ll. Bozo, Miti Bozo, Rahman Uruçi, Irakli Bozo, Hasan Gina e tjerë, kishin bërë takime dhe me nacionalistë që kishin krijuar çeta luftëtarësh kundër Frontit Nac.Çl., për t’i tërhequr ata në mbështetje të luftës partizane për çlirimin e vendit, siç ishin: Isa Manastiri, Hamit Matjani, Bexhet Qafa, Ibrahim Çela, Misir Sulko e tjerë.
Këto aktivitete mbas çlirimit, Koçi Xoxe dhe bashkëpunëtorë të tjerë të tij, i kishin interpretuar në të kundërt, duke krijuar insinuata dhe fakte të sajuara, që aludonin dhe për një dosje përgjimesh ndaj Spiro Moisiut. Në këto të dhëna, informohej sikur Spiro Moisiu, bashkëpunonte ende me këta nacionalistë që ishin bashkuar me Ballin Kombëtar dhe në bashkëpunim me nazi-fashistët, luftonin kundër ushtrisë Nac.Çl. Ja si informonte një prokuror në Lushnje në vitin 1947: “Gjeneral Spiro Moisiu me disa shokë me përgjegjësi, kanë ardhur në Lushnje për të organizuar reaksionin kundër Frontit Nac.Çl. Duke dalë për gjueti në rajonin e Ardenicës e Kolonjës së Lushnjes, ku janë takuar me Hamit Matjanin”.
Etiketa si anti-jugosllav, po i sillte pasoja jo vetëm në karrierën e tij, por dhe në qendrimin politik. Këtë qendrim patriotik të Spiro Moisiut, e vërtetoi koha që ishte thellësisht i drejtë, ndaj pas prishjes me Jugosllavinë, u bënë përpjekje për t’a reabilituar pozitën dhe imazhin e dëmtuar të tij të mënjanuar me pa të drejtë nga jeta ushtarake.
(Vijon në numrin e ardhshëm)

Rrespekt ,,,per kte figure Gjenerali te Madhe
te Luftes NCl
Turperohem kur shikoj surrat breshken sot Presidente
dhe kriminelöin e shpelles te lehi cdo dite medies shqiptare
Respekt te vecante per Gjeneral Spiro Moisiun, udheheqja e kohes atehere beri edhe gjera te padrejta, e nje nga keto ishte menjanimi i ketij Patrioti!!
Nese ja bene mire teneqexhiut pro-sllav Koci Xoxe, nuk bene aspak mire qe vrane, debuan,apo burgosen njerez me vlera si Anastas Lulo,Koco Tashko,Sejfulla Maleshova,Nako Spiro etj, apo edhe shume te tjere qe kishin studiuar ne akademite me prestigjoze te BS-te kohes, dhe kur ndodhi prishja fatale me Kinen apo vete-izolimi, vendi ra ne doren e Ramiz boshnjakut apo bufit A.Carcani te Lenka Cukove etj, qe e cuan vendin ne piken zero e i hapen rrugen Sali shpellarit e me radhe gjithe muterve qe i kane rene ne pjese nje vendi qe dikur quhej Shqiperi!! Respekt edhe nje here per kete burre por edhe te birin Alfred Moisiu si nje nga te vetmit shtetare serioze qe ka patur vendi ne keto 30 vite!!
Kongresi i Permetit e xhveshi realisht major Spiron nga funksionet,por i veshi nje grade gjenerali ne Berat.te gjitha funksionet (Komandant e komisar,kryeminister m,)Miladini qe i mbajti keto funksione deri ne kongresin e Permetit,ja ngarkoi Besnikut te tij enver hoxha.
Ky ka qene strateg ushtarak,.Sa plaste pushka ky futej MES NJERESVE TE THJESHTE,brenda ne mullarin e Galigatit.Trim i madh ka qene..Kur bplaste topi ky 100 km larg,,ethiri Memetin nga Skrapari ne Cermenike dhe vete ja mbathi nga Cermenika ne Skrapar.
Prape fajin ja la Memetit,se u vonua
Pse lozni me mua gjyshin,o njerezte mire, komente s’mi botoni?Jane *trinirrina* per mua…prag 85 vjetorit.,qe, me lente gjalle COVIDi te vij ne atdhe…
Guri Naimit D.(Dh.Xh.)
Pse lozni me mua gjyshin,o njerezte mire, komente s’mi botoni?Jane *trinirrina* per mua…prag 85 vjetorit.,qe, me lente gjalle COVIDi te vij ne atdhe…
I perjetshe figra e ndriture Gjenaral Spro Mojsit.Sa pasardhesve mbrodhesi.
Guri Naimit D.(Dh.Xh.)
PKSh e vuri ncionalistin ushtarak S. Moisiu komandant shtabi ne korrik te 43 se donte te terhiqte Nacionaliste ne rradhet e frontit Na-CL. Ne Permet te 44 Spiro s’ duhej me se Partia i kishte shpallur lufte nacionalisteve qe s’u bashkuan me te.
Mbaj mend qe Z.Spiro Mojsiu rrinte po mbyllur ne shtepi.Une isha femije 12 vjec nxenes tek De Rada ne RR.Fortuzi gati 45 vite para ate kohe Ai baninte mu para shkolles time.Une I kaloja aty pari here rrinte ulur ne verande lexonte dicka, here shpinte kembetderi tek dera rruges.Dukej si nje I burgosur ne shtepi.Nje burre krejt I izoluar nga bota e jashtme,dukej I vetizoluar sigurisht.me nje ndikim te forte armiqsor ndaj figures se.tij brilante.
nuk cuditem ;;; enver hitleri i beri te gjthe tadhetare per interesat e veta personale ;; enver ishte nje hitler i vogel ; pushkatoi te gjthe ish partizanet komandantet e luftes ;;; sa here qe ja thonin te verteten ne sy ;;;enveri i quante tradhetare te popullit ;;; te surratit te tije ;; enveri ishte tradhetari me i madh qe kurrre ska pare vendi ;; prandaj edhe sot shqiperia eshte si afrka ;;sepse mbolli faren e keqe ramen berishen bashen nanon; jane te gjthe rrufiane hajduta merci nje minister kur i tha partine komunste e formuan sllavet ;;;; e quajti trahdetar te vendit ;; nje zevendes minister lab i shkroi qe populli po vuan hajne buke misri me djathe dhe punojne ne koperative ; dueht te bejme reforma per popullin;;;; dhe enver skizofreni e futi ne burg ; megjthese mbrojti popullin ;;; i shkruajti realitetin ;;por kujt ti shkruante hitlerit duces ;;
Eliot-Idiot
I ke pire ilacet.
Metodat komuniste jan trashgue prej stanit t’ ujqvet t përbamun prej Berishës, Metës, Ramës e Veliajt (Basha s’ja vlen me e përmendë).
Lavdrimet disproporcionale nuk i ban mâ Tito por injoranti Meta tue e shpallë nji kangtar banal si Hylli Baka si me nderë me thanë Mjeshtër i Madh.
Kto janë trimnitë e Presidentit të emëruem prej Edi Rames. Tash nuk kanë me thanë qi Hyll Halabaku âsht si ata por tânë Mjeshtrat e Mdhêj janë si Hyll Halabaku alias Ylli Baka.
Kush eshte ky JOVAN.’Bregu’ Bizhyti qe u tregon perralla kAmentuesve ‘koke palare’!!!!!!!!!!
1.-Ushtaraket,shumica te diplomuar kryesisht ne Itali ne kohen e Zogollit dhe ishin ne sherbim te tij o u menjanuan,pas lufte biles kish dhe nga ata qe u DENUAN deri me vdekje!
Shoku Spiro ju garantua ‘E drejta borgjeze pa porgjezine nga te paketit’ me VILE si askush tjeter ne mes te TirOnes diku nga rruga Fortuzi!
2.-Shume nga familjet e ish oficeret qe ishin shkolluar ne kohen e Zogollit ne Itali e sherbyer e qendruan besnik naltmadhenise u liruan internuan e disa u vrane,çoPani SPIRO jo vetem per meritat e luftes po dhe nga MBIEMRI u trajtua me gjithe te ‘drejtat borgjeze pa borgjezine’ si askush tjeter pa qene ne detyra ndersa djali i tij dhe ish MIKU dhe SHEFI i im tere jeten si djale i BABAIT gezoi tere gradat dhe funksionet edhe ne kohen e shokut ENVER edhe ne kohen e Serbit SALI nga drejtor drejtorije ne ministri deri ZV minister,MINISTER mbrojtje e PRESIDENT biles dhe kryetar i shoqates se NATO-s PER SHUMICEN E ‘meritave’ MBIEMRIT dhe BABAIT edhe pse nuk duhet mohuar patriotizmi shqiptarizmi e si PUNTOR!
Doni me per Belulin e mjaft na çate menderen me ca alabake qe jane ne sherbim kembe e koke te Serb Salise e flasin per Luften e Mugosha e Miladin POPOVIÇË gjate luftes kur ne si vend e popull jemi 30 vjet te pushtuar nga Serbija dhe Rusija qe edhe ‘ambasadoret’ amerikane i emeron serb SALIJA e skraparlliu sovjetik LIKE FLORIJA!
Dita,Pjesen e dyte te perralles me ‘MOISI’ edhe mund te na e kurseni!
O psigjik komunist pervers, qe ske linj mendimi, moster antikombtare.Respekt per mbiemrin Moisiu, se e tregun qe jan patriot e jo internacionalist hajduta komunist si ty edhe ter politikanet e transicionit 30 vjecar.
L.H
te gjithe kta te cileve bytha jote i referohet duke trteguar
se cfar mutii je para tyre ,
kan qen Dikushi per kohen qe kane jetuar .
Ti kush Mutin je ?
Me cfar mundesh ti ti afrohesh Figurave te tilla Kombetare ?
Ptuuuuuu funderine gabelesh anadolli .
@sKiperia sKiptareve,muxhahedineve e koqevareve..
Per ke ‘psigjik komunist’ e ke fjalen o psiQIk kAmunist,per serbin Sali,eQImin e ‘shokut’ Hisni,vjerrin e sigurimsit Medi,gjyshin e Bushatit nipin e shokut Hisni rritur pa breke ne preherin e QIresit te dhive Sali,babain e Xen sy peshkaqenit qe jeton me gjak femij,te Armines qe ska len gomar peqini pa u QI te Arxhides,Sadijes ne Suedi qe nuk ngopen as me qen e kuaj pa u QI apo ‘supermbeses’ qe nate e dite ben grup zezakesh Orgji duke ja zene te shtate vrimat me kare duke e QIIIII!?
Gjyshi i im thonte gjithmone .Rigonin sa do ta plehrosh dhe ta vadisesh ,nuk behet i larte si lisi .Doja te thoja ,qe familja Moisiu jane xhins ,jane si lisi te larte .Nuk e perjetuam dhe nuk e njohim ate kohe ,por di dhe kemi perjetuar te birin e ketij gjenerali ,patriot ,jo karijerist dhe njeri shume i ndershem e me nje karakter te larte .Dihet nga te gjithe ne shqiptaret e ndershem se Zoti Moisiu eshte i vetmi politikan i ndershem e patriot , ne keto 30 vitet e fundit .Respekt te larte per te .Me gjithe zemer i uroj ish presidentit ,zotit Moisiu ,pleqeri te mbare dhe shendet .Prandaj doja te thoja , se Berisha ,Nano ,Meksi ,Nishani ,Meta ,Rama jane rigoner dhe Zoti Moisiu dhe i jati i tij ,jane te larte si lisi.
Respekt per kete familje Moisiu . .