Mbaron kontrata, i gjithë bregdeti noton në mbeturina

redaktor

Mbetjet urbane vijojnë të mbeten problem në shumë zona të Lezhës, duke përfshirë edhe bregdetin e Shëngjinit.

Kontejnerë të dëmtuar apo dhe mungesë totale e tyre konstatohen lehtësisht, ndërsa mbeturinat vijojnë të hidhen anash rrugëve që përshkojnë Lezhën apo dhe në kanale.

Problematika pranohet edhe nga kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, sipas të cilit firmës së pastrimit të Lezhës dhe Shëngjinit i ka përfunduar kontrata dhe se është gjetur një zgjidhje provizore, deri në përfundim të sezonit turistik, pasi tenderi i ri i pastrimit bëhet në shtator.

Më vjen shumë keq që ka rastisur në këtë muaj, sepse i tillë ka qenë grafiku. Kemi bërë një marrëveshje që ta shtyjmë këtë sezon. Shëngjini ka ngarkesën e vet. Unë e kam gjetur këtë tender pastrimi të kryer. Kam vërejtjet e mia për sa i përket cilësisë së pastrimit, nuk jam fare i kënaqur madje. Ndërhyrja për largimin e mbetjeve është emergjente, pasi problematika e krijuar mund të japë ndikim mjaft negativ në turizën, që arrin pikun këtë periudhë”, shprehet Frrokaj.

Share This Article
1 Comment
  • Vend i cudirave!
    Po si mund te thuhet qe ka mbaruar kontrata dhe tenderi behet ne Shtator!
    Ke nje vite qe drejton ate bashki dhe dihej qe kontrata do mbaronte.
    Pse nuk behen tenderat ne afat dhe qyteti vazhdon jeten e tij normale?
    Apo duhet te na perfshije kaosi dhe pastaj,fap,nje tender me probleme(per para kuptohet) dhe gjendet justifikimi se u be ne emergjence!!!!!
    Jane te papare!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *