Më 23 mars kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj i përfundon mandati në krye të këtij institucioni. Kryetarja e Gjykatës së Lartë deklaroi se deri në momentin e emërimit dhe fillimit të mandatit të kryetarit të ri të kësaj gjykate, drejtimin e saj në funksion të zbatimit të Kushtetutës se Republikës së Shqipërisë dhe ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë” do ta ushtrojë anëtari i kësaj gjykate Besnik Imeraj, njëkohësisht Kryetar i Kolegjit Civil. Largimin e saj ajo e ka paraqitur përpara trupës gjyqësore. Në fjalën e saj ajo është shprehur se Gjykata e Lartë është përballur me problematika të cilat kanë penguar dhe vazhdojnë të pengojnë përmirësimin e eficencës së kësaj gjykate në kuadër të administrimit të drejtësisë. Për shkak të kompetencave të gjera që ajo ka, Gjykata e Lartë vazhdon të jetë e mbingarkuar me gjykimin e çështjeve nga më të thjeshtat deri tek ato më të komplikuarat, të cilat kanë sjellë si rezultat vonesa të ndjeshme në gjykimin e çështjeve. “Krahasuar me vitin 2011, rezulton se pranë Gjykatës së Lartë gjatë vitit 2012 janë regjistruar rreth 581 çështje më shumë, me një efekt në rritjen e pervitshme të numrit të çështjeve gjyqësore të pashqyrtuara, i cili arrin në 9961 çështje”, deklaroi Beçaj gjatë takimit me kolegët e saj. Znj. Beçaj nuk la pa përmenduar faktin se qëndrimi në pritje për një kohë të gjatë i miratimit të ndryshimeve të pritshme të ligjit organik të Gjykatës së Lartë, dhe mos marrja parasysh e vërejtjeve dhe sugjerimeve të propozuara nga Trupa e Gjykatës së Lartë në draft, vonesa në hartimin e ndryshimeve shumë të pritura në kodet e procedurave, nuk e ka favorizuar punën e këtij institucioni.
6 Comments
Zonje, ti ke qene Kryetare e Gjykates se Larte dhe e ke ndrit.
Tani meqe je dhe nga Kukesi po te kujtoj se si ju atje ne kete palo gjykate keni liruar nipin e Vajdin Lames qe ka ne kurriz vrasjen e djalit te nje ish ministri drejtesie.
Sa ishte pazari ? Thone qe u paguan 3 milione euro per te dale pa lag ai.
Ke ndonje mendim ti zemer?
Mos je rastesisht dhe ti nga Kukesi si ai?
nuk di gje shpresa kot e pyt. vajza e shpreses e di ket muhabet si dhe muhabetin e ilirit te mones.
Ti Shpresa, je koke e kembe nje e korruptuar dhe e paafte qe thua brrockulla kur flet. Akoma vazhdon te flasesh per “volum pune te madh” qe paskeni ju qe e masakruat kete popuul, e nuk thua asnje fjale per krimet qe keni bere e beni cdo dite ne proceset gjyqesore qe procedoni. Te keni turp, ju jeni per tu denuar te paret, pasi jeni fajtoret e vetem dhe kryesore qe e shkatteruat kete vend. Haram i paci ato lek gjaku qe i keni marre e vazhdoni ti merrni nga ky popull i vuajtur e masakruar prej jush. Shporruni o vemje, o njerez te kooruptuar koke e kembe e te lidhur me krimin! Mjaft me me ju!
Qe ne Gjykaten e Larte gelon korrupsioni, me shume se ne te gjitha shkallet e tjera te marra se bashku, kjo eshte e padiskutueshme. Nuk diskutohet as roli i kesaj zonje qe po iken.
Por, te nderuar lexues mos mendoni se drejtesia shpetoi pse ikin Shpresa, Ganiu (Dizdari), Besniku (Imeraj) e ndonje tjeter. Pasi keta nuk ikin, keta do vazhdojne te japin “drejtesi” ne gjykaten Kushtetuese ose ne gjykaten e Apelit.
Neve duhet te na mbushet mendja top se per aq kohe sa te jete Sali Berisha gjalle (jo vetem ne politike) Drejtesia nuk clirohet nga njerezit qe i kane sherbyer atij, pra nga njerezit e korruptuar.
kjo me kete surrat as per pastruese nuk ben.
Po iken nje e korruptuar si Kryekare e Gjykates se Larte. ka lene pas A.Fullani e kompani qe jane bere freskuese e servile te Sali Palles. Z. Shpresa Becaj nuk i ka kthyer pergjigje Ilir Metes i cili tha se Sh. Becajn e ka nen tutele se i ka derguar vajzen ne ambasade te Austrise . Sipas inxhizimeve e filmimeve te bera nga shoku i ngushte i Ilir META, z.Dritan Prifti Iliri mburrej se i futi dhe nje te Qi.. dhe ja dergoji vajzen ne ambasade.!!!??? Kjo eshte L.S.I. prostitucion i gjalle.