Mbase na udhëheq Gëzimi i sindikatave

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

Ujku nuk e ha ujkun! E dashur Dita. Nëpërmjet Jush dua t’i them zotit S.Braho të mos bëjë gam-gam nëpër komisione. E dëgjoi ai vendimin e gjykatës së Elbasanit dhe të Durrësit? Ndërkaq Presidenti dhe Gjykata Kushtetuese kthejnë vendimet për diskutim pa fund, siç do Saliu, duke e kthyer Kuvendin në arenë gallatash. Nëse Spartaku e ka seriozisht, le të shkojë bashkë me z.Naço në Kuvend, ku duke shfrytëzuar të gjitha hapësirat ligjore, të kërkojnë thyerjen e karrocatës së vetëmbrojtur të sistemit gjyqësor të korruptuar, që në emër të pavarësisë është kthyer në pushtet i mbi-pushtetshëm dhe popullit t’i kthehet pasuria e grabitur dhe dinjiteti. Ç’presin më, apo derisa stiva e dosjeve tek Llalla të arrijë në tavan dhe pastaj të bien në ndonjë bodrum? Mos vallë është e rastit që dosja e Gjin Gjonit shkoi në Elbasan dhe e Ken Dhimës në Durrës? Duket fare ashiqare që edhe Prokuroria me të “urtin” A.Llalla në krye, bën pjesë në po atë lukuni ujqërish. S’pritet gjë tjetër, veç populli të ngrihet në protesta për rrëzimin e Presidentit. Mbase na udhëheq Gëzim Kalaja. Kjo është detyra juaj. Gaqe, pensionist, Tiranë.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *