Nga Xhevdet Shehu
Komedia mbaroi. Në partinë më të madhe të opozitës farsa mori formën e saj më të plotë pardje dhe dje dhe ti, Eduard (që e ndihmove ndoshta padashje) duke e kompletuar farsën, nuk të mbetet gjë tjetër veçse të ikësh. Ku? E di ti. Ose në Amerikën nga ku erdhe pas afro 20 vjetësh me shpresën se do ngjallje një parti të vdekur, ose të tërhiqesh në jetën tënde private dhe në profesionin tënd të hershëm. E them me dhimbje këtë “Ik!” në vend të mirëseardhjes që ngjall shpresë. Por shpresa ka vdekur në familjen tënde politike. Mos prit për prova të tjera.
Me keqardhje e them këtë për Eduard Selamin, kandidatin për kryetar të PD-së pas humbjes katastrofike që ajo pësoi më 25 qershor. Sapo Basha “ngriu” vetveten si kryetar dhe Eduardi shpalli kandidaturën, nuk ishin të paktë ata që e morën vesh menjëherë përfundimin. Basha do të fitonte medoemos. Sepse në PD nuk ka shumë enigma. Atje dihet se kush e bën ligjin, kush i bën listat e atyre që ngjiten dhe bien nga fiku dhe kush e ka degraduar këtë forcë politike në këtë farë feje.
Ti Eduard, ose ishe naiv, ose ishe një shpresëmadh dhe nuk të dolën parashikimet. Unë tani jam bindur se i kishe edhe të dyja: edhe naivitetin dhe një shpresë që nuk u ngjall dot. Më vjen keq që të përdorën si lolo të Bashës. Nëse e ke pranuar vetë këtë rol, aq më keq. Se nuk të dëgjova asnjëherë të flisje hapur për të keqen e madhe që e mundon atë parti që nga themelimi i saj. Ti fole me një gjuhë eufemike, as mish e as peshk. Demokratët që mblidhje nëpër salla nuk të kuptonin, ose bënin sikur nuk të kuptonin. Sepse ti atyre duhej t’u thoshje: mos paguani taksat, hiqini zvarrë kundërshtarët në pushtet, shpojuni gomat e makinave, goditini me grushta e ç’të mundni, madje hidhni edhe shtylla e elektrikut në erë! Sepse i tillë është krijuar ndër ta përfytyrimi për demokratët, si njerëz të dhunshëm, që sulmojnë shtetin dhe bëjnë hatanë nëpër sheshe kur bëhen bashkë. Ja përse nuk të kuptuan ose nuk deshën të kuptonin.
Po si, more Eduard, nuk e kthyet njëherë kokën pas e të bënit seriozisht qoftë dhe njëherë të vetme bilancin e partisë humbëse dhe që i ka sjellë aq shumë fatkeqësira këtij vendi e këtij populli?
E kisha këtë bindje që do të humbisje Eduard, që në momentin që hyre në garë, duke e konsideruar një mision të pamundur tëndin. Sepse unë, si shumica e shqiptarëve dhe demokratëve në partinë tënde e dimë se kush është e keqja e grupit tuaj. Ai e ka emrin Sali Berisha dhe jo Lulzim Basha siç ke thënë ti. Po shkakun e vërtetë të humbjes më 25 qershor si dhe të degjenerimit të asaj partie, nuk e tha kurrë as Basha i ngrirë, as ti që u shfaqe si gjoja kundërshtar i tij, por as dhe të ashtuquajturit e grupimit anti-Bashë, që flisnin kundër Bashës, por nuk të donin as ty. Ata anti-Bashët donin vetveten dhe kishin mllefin e fshirjes nga lista e kandidatëve për deputetë. Madje njëri nga këta anti-Bashët, Besnik Mustafaj, bënte thirrje nga mbledhja në mbledhje që të kthehej Berisha e të vinte rregull në partinë që e kishte marrë lumi. Mustafai dukej sikur lutej: “Eja, o Babush, se pa ty nuk bëjmë dot! Ti edhe na ‘vret’, edhe na rreh e nuk na lë të qajmë! Eja, o Shpëtimtari ynë!”
Por, Babushi bëri sehir deri ditën e fundit, pra më 22 korrik kur, më në fund, pasi hodhi votën për çetën e tij, e pranoi me gojën e tij se humbja e fundit ishte më e rënda dhe më e thella në historinë e PD-së. A nuk e kini kuptuar ende se atij nuk i intereson fare ringritja e PD-së, as ardhja në pushtet, atij i intereson vetëm mbijetesa e asaj çete fanatike që përbën bërthamën e partisë tuaj dhe që në emër të Tij është gati ta bëjë sërish tym e flakë Shqipërinë? Ju të gjithë jini gogla dhe hiçër para tij. Ai është tallur e vazhdon të tallet me ju që ju përzë e ju fut në vathën e PD-së sipas qejfit të tij. Nëse nuk e kini kuptuar, fatkeqësia është e juaja. Por kjo është e vërteta…
Prandaj, sado harbute të të duket kjo shprehje, unë po ta them: Mbathja, Eduard! Ta them këtë si mik të vjetër, si përfaqësues i të painkriminuarve apo më pak të inkriminuarve në PD. Mos ki më iluzione! Shpëto ç’mund të shpëtosh! Dhe mbaj sehir se si do të jetë rezultati i zgjedhjeve vendore në 2019-n, zgjedhjeve të përgjithshme në 2021-shin, në 2025-n…

Xhevdet! E di c’eshte me e keqja? Qe Selami u be lolo nga qoftelargu qe kur e debuan me shqelma, nga PD-ja dhe me paturpesine me te madhe u kthye si edhe shume “burra” te tjere te PD-s, ti lepijne cizmet padronit! Kjo dihej. Por qe Selami lolo do te behej edhe lolo i lolos , kete nuk ta rrokte mendja!?
nuk di arsyen që e shtyu selamin të konkuronte!!
dy arsye i ke shprehur ti o xhote,por mund të shtohen dhe të tjera sa të duash!!
nuk më interesojnë ato,më intereson mëndjengushtësia tënde dhe e sivëllezërve të tu,gazetarë!!
bla bla për ndyrësinë në PD,por në të njëjtën kohë harroni se në të gjitha partitë është e njëjta ndyrësi!!harroni se në LSI fiton gruaja e presidentit dhe deri dje kryetar i saj!!harroni se në PS fiton ish kryetari me ndryshim në minutat e fundit të statutit!ndryshim që e lë automatikisht dhe 4 vjet të tjera në krye të partisë!ndryshim që votohet me një përqindje për tu patur zili në korenë e veriut,se në kubë nuk është e mundur!!
kujt i plasi hajdari se ti po i thua të iki selamit a do ta kishe ngushëlluar,kur ata që iu vunë pas,që i dolën krah,janë të njëjtit që me veprime mafioze,si këta të sotmit,i dolën kundër “selamit” të 4 viteve më parë,olldashit,ku dhe vetë olldashi ishte sivëlla i veprimeve mafjose brënda e jashtë partiake!!
selami të paktën është më i pastri prej tyre!!
xhote harron se dhe dy muaj duhen për qeverinë e re??
harron se ndoshta nesër ke për të harruar këto që ke shkruar sot dhe do të fillosh të mbrosh “yllin në ngjitje” të mullarit të mutit shqiptar??
si ti dhe bedri islami keni për të filluar mbrojtjen e këtij palaços të ri të llumit shqiptar!!llum që kryesohet nga një palaço tjetër që vazhdon teatrin humoristik nëpër qytete dhe fshatra shqiptarë!palaçon që ka harruar se është kryeminstër dhe se duhet të punojë e jo të vazhdojë fushatën pas elektorale!!
mejrë ne që ju lexojmë ju,dhe mjerë ju që shiteni për një copë bukë!!
Kjo Parti e fatkeqesis shiptare qe diten qe lindi nuk ka si nderon as ne brendesi e as pamje ! Asgje nuk esht rastesi Ky grup banditesh qe shkateroi kte vend vazhdon linjen nen drejtimin e krijusit te saj ne dukje dhe ne hije !,Militantet e saj ,ky stan delesh,ujqish,hienash e lloj lloj specie cnjerzore qe binden e shkaterojn nuk shohin egzistencen e teyre pa kta lloj prijsash ! Jan shemtimi i Kombit ,jan paturpesia qe kerkon vazhdimesin e mbijeteses ashtu ne degjenerim,hajni,krim e tradheti e mos tju habis aspak ajo cka po shofim ! Kjo PD esht ftyra e vertet e pasojave qe shqiptaret provuan ne kto 27 vjet Nuk ka forcen te korigjohet kjo parti sepse gjith perberja ne krye te saj esht e perlyer e diferenca mes njeri tjetrit esht e vogel e pakapexyshme !Akoma therrasin kucedren ti shpetoj nga tatepjeta nga shperberja ,por kucedra don te dal pa lagur ti shpetoj ndeshkimit qoft duke skrifikuar krijesen e saj…Kjo zgjedhje esht zgjidhje ,esht shpres e banditeve dhe me bekimin e ktij elektorati te mar fund tashme….Tradhtia mbreteron e ajo ska moral,ska atdhe,ska as parti….
Xhevdet, ky eshte shkrim disfatist. Cfare po thoni ndonje gje te ndritur? Ndoshta gabimin e ka Eduardi se nuk ka guxuar, se guximi nuk eshte i castit, se guximi nuk eshte te hedhesh guri dhe t’ia “mbathesh” sic thoni ju. Ndoshta kete keni dashur te thoni qe, duke ia mbathur cdo here, asgje nuk ka nxjerrur ne drite. Por neqoftese i ketille eshte mesazhi i shkrimit, ju vete Xhevdet, ia keni mbathur prej ketij mesazhi.
Ku te veje “mjere Selami i nenes, c’te te qaj me pare/lotet qe kam derdhur nga hera e pare akoma nuk me jane thare…” Selami eshte nje k.. lepires, nje fundrrine karakteri , nje mashkull i peshtire!
Loloja kishte humbur gjithshka qe i perket tamam lolove,dhe e tregoi mire qe ishte me naivi ne ate grumbull te rrahurish e te shpartalluarish,thjesht dordolec i kopeshtit SHQUP.
z.Xhevdet
nuk me njeh e nuk te njoh por eshte teper e cuditeshme qe kete shkrim qe ke bere ti e kam menduar e shtjelluar qe diten e dyte te gares,dhe thoja me vehte si eshte e mundur qe ky njeri me kete formim e botkuptim vazhdon te luaj teatro pa u skuqur as u zverdhur me talljen qe po i behej dhe une mendoja se pas kesaj humbje ai do kishte pergatitur familjen dhe pashaporten per te ja mbathur…por sot pa lexuar artikullin tend po diskutonim mbase nuk ka ku te shkoje i shkreti andej nuk e pret ndonje njeri ,dollare menjeane nuk do kete dhe me mire po rri ketu se nje rroge “modeste”do ma jape Basha per kete ndere te madh qe i bera.
te respektoj Z.Xhevdet ke bere nje analize te shkelqyer
I ftoj te gjithe komentuesit e rregullt, te behen pjese e iniciatives per te krijuar nje portal te pavarur informativ me kontribut falas, ku sejcili qe ka pak njohuri nga informatika te kete dhe te drejten e redaktimit.
Portali ekziston tashme, por ai ka nevoje per kujdestare dhe kontribues vullnetare.
Nese dikush ka interes, eshte i lutur te lajmerohet anonim ketu poshte per te marre me pas nga une te dhenat e nevojshme.
o Shoku Taras
mirë që “Portali ekziston tashme, por ai ka nevoje per kujdestare dhe kontribues vullnetare.”,por a ka ndonjë emër a adresë me të cilin mund tëprovojmë ta shikojmë një herë para se të vendosim për tu bërë pjesë e tij??
“Nese dikush ka interes, eshte i lutur te lajmerohet anonim ketu poshte per te marre me pas nga une te dhenat e nevojshme.”
ku është kjo “ketu poshte”??
Zoti Xhevdet kam bindjen se eshte bere pjese e lojes se felliqur karshi ndonje shperblimi te majme.
edhe unë!!
Urime per shkrimin Z. Xhevdet…dhe Ky Eduard Selami..qe ti ne nje shkrim para deshe ta nxjerresh nga “bataku”..ai paska qen me keq se kaq sic dhe e thua ti “nje naiv, dhe u be dhe lolo i Bashes se i Berishes po e po..kjo i ngjan asaje qe historia perseritet dy here njehere ne frome tragjike dhe nje forme komike..PD-ja sot eshte ne formen e saje tragji-komike”..por dhe Shqiperia e tere eshte katandisur e tille…Vaj medet…
Keshille e bukur dhe e sinqerte.