Po zhvillohet në Gjykatën për Krime të Rënda seanca paraprake për dosjen “Toyota Yaris”, ndërsa Gjykata është tërhequr për vendim.
Kanë mbërritur dy letërporosi nga Belgjika dhe Italia, ndërsa Prokuroria dhe mbrojtja kanë kërkuar që dosja të rikthehet sërish për hetim në Prokuroria.
Trupi gjykues është tërhequr për vendim nëse do të kalojë çështjen për gjykim apo për hetim edhe një herë.
Kujtojmë se në qershor të vitit të kaluar u sekuestruan 3.4 milionë euro në portin e Durrësit, në një automjet tip “Toyota Yaris”.
Ngjarja u denoncua në Parlament nga kryeopozitari Lulzim Basha, i cili akuzon si të përfshirë deputetët e Partisë Socialiste: Taulant Balla, Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja.
Në korrik të këtij viti, Basha u mor në pyetje për këtë çështje edhe nga prokurorët belgë.
j.l./ dita
