Mbërrijnë në Rinas 200 ushtarë amerikanë, marrin pjesë në ‘Defender 21’

redaktor

Ditën e sotme ka mbërritur në Rinas, avioni me 200 ushtarë amerikanë të cilët do të marrin pjesë në stërvitjen ‘Defender 21’.

Trupat ushtarake janë pritur nga vetë ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim.

Kjo stërvitje ka nisur më 26 prill dhe do të vazhdojë deri më 20 qershor.

Çfarë është stërvitja “Defender21″?

Stërvitja “Defender Europe 2021” po zhvillohet në periudhën 26 prill-20 qershor 2021 në territorin e Shqipërisë dhe në këtë stërvitje do të angazhohen 3.100 trupa nga vendet anëtare të NATO-s dhe vende të tjera aleate, 10 anije, 18 avionë, 19 helikopterë, 6 sisteme raketash “Patriot” dhe 1.000 automjete joluftarake.

Në stërvitje do të marrin pjesë forca nga Shqipëria, Turqia, SHBA-ja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Greqia, Kanadaja, Britania e Madhe, Çekia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Gjeorgjia dhe vende të tjera.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *