Mbërrijnë në Tiranë 14 muxhahedinët e parë iranianë, nga 210 që ka pranuar të strehojë qeveria shqiptare. Lajmi është bërë i ditur nga i dërguari i OKB-së Martin Kobler, sipas të cilit muxhahedinët që strehoeshin në Irak kanë mbërritur në Tiranë të mërkurën në mbrëmje.
Qeveria shqiptare ka deklaruar se është e gatshme të ofrojë strehim për 210 muxhahedinë dhe në këtë mënyrë i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së SHBA për strehimin e anëtarëve të grupit (Mojahedin-e-Khalq) MEK, të cilët ndodhen në Kampin e “Liria” në Irak.
Deklarata u bë më 16 Mars të këtij viti nga kryeministri Berisha në takim me Zëvendës Ndihmës Sekretaren në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Zyrën e Çështjeve të Lindjes së Afërt, znj. Barbara Leaf së bashku me Përfaqësuesin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Irakun, Ambasadorin Martin Kobler.
Organizata e Muxhahedineve të Popullit Iranian ka deklaruar se jeta e mbi 3000 muxhahedinëve në kampin Ashraf në Irak ka qënë në rrezik dhe për këtë arsye duhet të largoheshin të gjithë prej andej. Kështu një nga vendet që ka pranuar të strehojë disa prej tyre është bërë edhe Shqipëria
(Mojahedin-e-Khalq) MEK janë një ushtri e urryer në Irak dhe Iran, pasi akuzohen për terrorizëm dhe masakra. Ish-aleate të Sadam Hysein, tashmë kanë mbetur pa atdhe dhe në rrezik për t’u shfarosur prej hakmarrjes së kurdëve dhe shiitëve të Irakut. Është një sekt që adhuron dhe ndjek verbërisht një burrë dhe një grua, të cilët jetojnë në luks, duke hequr dorë nga martesa e duke marrë pjesë në rrëfime kolektive të ëndrrave dhe dëshirave seksuale.

Mos na ndodhe ndonje gje more aman me keta. Nejse Prijesi yne eshte me antiplumb.
……. dhe keshtu ne po shkojme drejt perendimit. Kemi menduar qe politikanet amerikane vijne per demokracine e munguar nga Saliu dhe per zgjedhjet e lira e te ndershme, lepuri paske fjetur ne vend tjeter. Saliu deboji luftetaret e UCK dhe po diskriminon pakicat kombetare rome dhe egjyptiane jo vetem qe nuk strehon por edhe ato barake e cadra qe jetojne ja shkateron. Cfare te besh jemi te keqejt e vetes dhe te miret e botes.
Edhe keta kishim mangut nuk na dalin muxhahedinet e sali matufit qe e kan mbushur plot kryqytetin ska- faj mavro saliu se i do per vota Ore rot k i ti nuk ushqen dot popullin tend si te vjen keq per keta terorist islamik Do zoti vrafshin ty te parin