Mbërrin Armenia e Mkhitaryan

Dita

Kombëtarja e Armenisë u nis menjëherë drejt Hotel Sheraton në Tiranë, ku do të jetë e akomoduar deri të dielën.

Përfaqësuesja e Armenisë zbarkoi në Aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit në rreth orës 15:45 me një avion Charter i nisur nga kryeqyteti Jerevan. Mesfushori i Borussias së Dortmundit, Henrikh Mkhitaryan ishte ndër të parët që doli nga dyert e aeroportit, por nuk pranoi t’iu përgjigjej pyetjeve rreth eliminatores me Shqipërinë, pavarësisht insistimit për t’i shkëputur një mendim. 26-vjeçari si dhe gjithë pjesëtarët e tjerët të Kombëtares Armene i qëndruan strikt urdhrit të oficerit të sigurisë për të mos komunikuar me mediat përveçse në konferencën për shtyp të programuar një ditë para takimit.

Kombëtarja e Armenisë u nis menjëherë drejt Hotel Sheraton në Tiranë, ku do të jetë e akomoduar deri të dielën, për t’u nisur në orën 23:00 drejt aeroportit të Rinasit.

Seancën e vetme stërvitore në tokën Shqiptare formacioni i Bernard Chalandes do ta zhvillojë në Elbasan në orën 16:30, ndërsa gjysmë ore më parë trajneri zviceran do të dalë në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjesh. Gjatë 15 minutave të para të stërvitjes do të lejohet edhe prania e mediave, më pas përgatitjet do të vijojnë me dyer të mbyllura.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *