Mbërrin materiali zgjedhor në Shkodër, shoqëruar nga makinat e ushtrisë

Gazeta Dita

Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka nisur shpërndarjen e bazës materiale drejt KZAZ-ve, proces që kryhet nga Administrata e KQZ-së në bashkëpunim me Zyrat Rajonale Zgjedhore dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Nën masa te rrepta sigurie dhe e shoqëruar nga makinat e ushtrisë, në Shkodër mbërriti baza materiale për tetë KZAZ-të e këtij qarku, ndërsa do të nisë shpërndarja e tyre në qendrat e votimit.

Shkodra në total ka 417 qendra votimi, me 162 mijë shtetas me te drejtë vote vetëm në Bashki, ndërsa në të gjithë qarkun numërohen 364 mijë votues, sipas listës përfundimtare të hartuar nga gjendja civile.

Policia e shtetit nga ana tjetër ka marrë në monitorim 4 KZAZ-të e Shkodrës, me qëllim që të mos ketë problematika pasi në to janë instaluar kamerat, monitorët dhe të gjitha pajisjet e tjera për procesin e numërimit të votave.

Në Shkodër qendra e votimit me numrin më të madh te zgjedhësve është ajo me numër 0323 lagjja “3 Heronjtë”, e cila ka 992 votues, ndërsa me numrin me te vogël është qendra e votimit 0235 Zogaj me 271 votues.

Për ngritjen e qendrave te votimit, janë zgjedhur shkollat dhe mjediset e tjera publike, kështu qe nuk ka asnjë objekt privat që të jetë caktuar për qendër votimi për zgjedhjet e 25 qershorit 2017.

Pritet që nga vëzhgimi final i tyre, në ndonjë qendër që mund të ketë problematika të merren masa për zgjidhjen e tyre, ose spostimin e asaj qendre në një tjetër mjedis të përshtatshëm, thonë përfaqësues të KQZ-së.

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *