Mbërrin me temperaturë të ulët, humb jetën në spital 7 vjeçarja

Leda Hysa

Një ngjarje ende e paqartë ka ndodhur në qytetin e Durrësit ku ka humbur jetën një vajzë 7 vjeç.

Sipas informacioneve të para 7-vjeçarja u dërgua në spital me temperaturë të ulët nga prindërit pasditen e djeshme rreth orës 17:00.

Ajo ishte në gjendje të rëndë, ndërsa pas disa orëve ka ndërruar jetë.

Policia ka marrë njoftim për rastin dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Në pyetje janë marrë familjarët e vajzës si dhe mjekët e spitalit të Durrësit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *