Mbërrin në atdhe trupi i pajetë i ish-të përndjekurit Lirak Bejko, i cili humbi jetën pak ditë më parë në një spital në Bari, nga plagët e marra në grevë, ku i vuri flakën vetes me benzinë në shenjë proteste për mosmarrjen e dëmshpërblimit.
Trupi i pajetë i Bejkos ka mbërritur sot në Durrës, me tragetin e linjës Bari-Durrës, ndërsa është pritur nga familjarët e tij, e më pas është transportuar drejt banesës së tij në Tiranë, ku amiljarët, të afërmit e miqtë do i japin lamtumirën e fundit.
Homazhet dhe ceremonia e varrimit të Bejkos do të zhvillohen të mërkurën. Homazhet janë parashikuar të mbahen pranë institutit të ish-të përndjekurve nga ora 11:00-13:00.