Mbërrin nesër në Tiranë Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar. Mësohet se takimet e para do të zhvillohen në Ministrinë e Financave ne nivel teknik.
Burime nga ky dikaster bëjnë të ditur për News 24 se 1 muaj më parë FMN kërkoi informacion të detajuar për disa çështje dhe sektorë të caktuar të ekonomisë, duke përpiluar një listë pyetjesh lidhur me të ardhurat, shpenzimet, borxhin, privatizimet, pensionet, energjinë etj.
Një listë pyetjesh i është dërguar edhe Bankës së Shqipërisë, ku kërkohet informacion mbi gjendjen e ekonomisë, sistemit bankar, kreditimit etj.
Një pikë e nxehtë që do të karakterizoje diskutimet e kësaj radhe të Fondit Monetar me qeverinë janë mënyra sesi do të përdoren fondet qe janë akumuluar nga buxheti i këtij viti. Bëhet fjalë kryesisht për fondet e investimeve publike, që nuk janë realizuar, por që këtë vit kanë qenë ndjeshëm të ulëta.
FMN kërkon që këto fonde të mos rishpërndahen, por të grumbullohen në një fond të veçantë, i cili te përdoret ose për të ulur nivelin e borxhit ose të jetë në gatishmëri për të përballuar të papriturat që mund të kanosin buxhetin vitin që vjen./News24

Me keta ka per ta pasur te veshtire Rama qe t’i binde mbi super sukseset e qeverise. Keta analizojne dokumentet jo llafet boshe me te cilat eshte mesuar Rama.
Keta pushtetare kane mesuar nga paraardhesit e tyre qe ja hidhnin edhe Enverit,kur vinte puna
per shifra e realizime,jo mos ja u hedhin (mashtrojne)te huajve qe jane mesuar me tjeter kulture
Te shohim, koha do ta tregoje se sa pelivane do te tregohen kete here.