Gent Jakupi sëbashku me menaxherin e firmës së tij, Rob Gerrish kanë mbërritur në Tiranë pasi kanë përshkruar 2600 kilometra me një automjet të vjetër ushtarak rus, ZIS.
Po rrugën e kthimit për në Londër, Gent Jakupi duket se nuk do ta bëjë me ZIL-in rus, por me avion, duke thënë gjatë intervistës në TCH se automjetin që çdokujt i kujton periudhën e komunizmit do ta lërë në Shqipëri në dispozicion të filmave dhe TV.

Une mendoje se, kjo histori e ketij udhetimi nuk ka asnje dicka terheqese,sepse ky mjete qe paraqitet ne kete histori,vetem sa i ka torturuar shoferet Shqiptare,te cilet, duhet te quhen heronje, qe kane punuar per nje kohe te gjate me keto mjete ,ku te keto mjete nuk eksiztonte, ngrohja ne dimer, dhe ajer i kondicionuar ne vere. Me karburantin qe harxhonin keta zisa, dhe me peshen qe transportonin, i bie qe shqiptaret me keto mjete ,kane ardhur verdalle kote per nje kohe te gjate,p. sh, per te shkuar nga Vlora ne Tirane ,qe ishte vetem 150 kilometra, doje 150 litra karburant, dhe transportoheshin vetem 4 tone, d m th afersisht 40 gallona Amerikan,ku me 40 gallona Amerikan, transporton 24 ton ,dhe pershkon 240 mila, qe eshte baraz me afersisht 400 kilometra.E bera kete koment sepse, nuk e kuptoje ku eshte kurioziteti,sepse une kam provuar dje, me ate zilin qe tregojne historine, qe transportonte vetem 4 tone, dhe sot, ku une sote punoje me nje Peterbill Amerikan, qe transporton 24 tone,dhe them ,si ka mundesi, qe shqiptaret erdhen verdalle kote, per nje kohe te gjate me keto mjete, qe vetem i shkateruan, dhe asgje te mire nuk sollen.