Mbërrin TARA, një nga anijet më të famshme në botën e shkencës

redaktor

Agjencia Kombëtare e Bregdetit, në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale organizuan të premten në Vlorë një vizitë në anijen eksploratore oqeanografike franceze TARA të një grupi fëmijësh.

70 fëmijë të shtëpive të fëmijës në Shkodër, Tiranë dhe Sarandë u ngjitën për herë të parë në bordin e një anije shkencore për të takuar një grup shkencëtarësh francezë dhe amerikanë.

Fëmijët u priten nga stafi shkencor dhe kapiteni i anijes, ku për mbi një orë ata dëgjuan mbi kërkimet shkencore dhe zbulimet e anijes TARA.

Vizita e anijes franceze TARA është e para në Shqipëri dhe fëmijët e shtëpive të fëmijës kishin privilegjin që të ishin edhe vizitorët e parë në këtë anije.

TARA, një anije e famshme në botën e shkencës dhe zbulimeve oqeanografike, mbështetet nga një sërë universitetesh të njohura në botë.

Fëmijët ndër të tjera panë edhe një koleksion fotosh të bëra nga shkencëtarët francezë në brigjet e Antarktidës.

1

2

3

4

5

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *