Mbesa e Musine Kokalarit synon PE

anazapta

Shumë të rinj dhe të reja shqiptare kanë shkëlqyer nëpër botë me talentin e tyre, dhe aspiratat e tyre sa vijnë e rriten. Gara e ethshme e 25 majit për zgjedhjet e Parlamentit Europian do të ketë mes tyre edhe një shqiptare. 27-vjeçarja shqiptaro-suedeze nga Gjirokastra, Arba Kokalari, mbesa e intelektuales, disidentes dhe atdhetares se njohur Musine Kokalari, është në listë nga Partia Liberal Konservatore (Moderaterna) që qeveris Suedinë, si një kandidaturë shumë serioze për deputete në Parlamentin Europian. Ishte vetëm 16–vjeç kur nisi të merrej për herë të parë me politikë, ndryshe nga shumë bashkëmoshatarë të saj. Ajo e shikon politikën si të lidhur ngushtësisht me jetën e saj, pasi edhe studimet i ka mbaruar pikërisht për Politikë dhe Politikë Europiane. Kokalari premton se do të jetë një zë i fortë edhe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Prandaj shqiptarët që jetojnë në Suedi kanë një arsye më shumë për ta votuar atë të jetë një deputete në PE. Për Kokalarin arsimimi është çelësi i barazisë gjinore, ku sipas saj gratë dhe vajzat duhet të jenë të mirëarsimuara. Kokalari ka emigruar në Suedi në vitin 1992, pasi babai i saj ishte emëruar ambasador i Shqipërisë në shtetet nordike dhe baltike. Biondja simpatike flet një shqipe të pastër, kjo falë kulturës së saj në familje e cila i ka ruajtur me fanatizëm tradita tona.

 

Arba, kur dhe si keni mbërritur në Suedi?

Unë kam vajtur në Suedi në vitin 1992 kur isha vetëm 5-vjeç pasi babai u emërua ambasador i Shqipërisë në shtetet nordike dhe baltike.

 

Çfarë profesioni kanë prindërit tuaj?

Arba KokalariPërveç prindërve unë kam edhe një motër dhe një vëlla. Babai është inxhinier ndërtimi, ka punuar si senior konsulent rreth 12 vjet dhe sot punon në Shërbimin Suedez Publik të Punësimit, ku merret kryesisht me kontaktet me biznesin suedez. Mamaja është e punësuar si farmaciste.

 

Për çfarë keni studiuar?

Kam mbaruar shkollën e mesme për kanto. Por që kur isha 16-vjeç jam fokusuar tek studimi dhe thellimi i dijeve të mia në Ligjin Ndërkombëtar, Studime Politike dhe Politikë Europiane në Universitetin e Stokholmit.

 

Si jeni bërë pjesë e politikës në Suedi?

Fillova angazhimin aktiv në forumin rinor të Partisë Liberal Konservatore (Moderaterna) në Suedi që 16 vjeç dhe vit pas viti kam ngjitur shkallët e partisë. Nuk ka qenë e vështirë pasi atje të rinjtë e kanë rrugën e hapur për t’u integruar më shumë brenda strukturave të partisë nëse ata i përkushtohen asaj. Rinia atje është shumë e rëndësishme për partinë tonë, pasi ata janë forca që bën ndryshimet e mëdha. Partia është shumë e hapur dhe shumë ide diskutohen, dhe rinia ka mundësi që në një farë mënyre, ta monitorojë partinë që të mos i largohet vlerave ideologjike dhe gjithashtu të monitorojë zbatimin e politikave.

 

Ju tashmë jeni edhe anëtare e Këshillit Bashkiak në pushtetin lokal në vendin ku jetoni, si u përzgjodhët?

Unë pata mbështetjen e anëtarëve të partisë për të kandiduar. Ne kemi një proces ku anëtarët nominohen nga forume dhe organizata të ndryshme brenda partisë dhe pas nominimit votohen brenda saj për t’i përfaqësuar. Kjo metodë zgjedhjeje e kandidatëve është transparente dhe demokratike. Asnjëherë nuk është e lehtë kur je e re dhe femër për të arritur pozicione politike dhe kjo është arsyeja pse unë luftoj çdo ditë e më shumë.

 

Jeni personazh i njohur në Suedi?

Brenda strukturave të Partisë Liberal Konservatore (Moderaterna) unë jam një emër i njohur. Suedia është ndryshe nga Shqipëria pasi politikanët nuk janë shumë të njohur. Ekspozimin tim në media unë e kam pasur nëpërmjet shpalosjes së bindjeve të mia duke shkruar artikuj. Jam intervistuar dhe për të dhënë opinionin tim mbi çështje të ndryshme ne vend.

 

Prisni që komunitetit shqiptarë në Suedi t’ju japë votën për në Parlamentin Europian?

Unë dua që komuniteti shqiptarë në Suedi ta dijë që kandidoj. Dua që ta dinë që nëpërmjet angazhimit tim ata do kenë një zë, një person që e kupton çdo të thotë të vish nga një vend tjetër dhe të integrohesh në shoqërinë suedeze, një njeri që lufton për të drejtat e tyre dhe vendeve të tyre, jo vetëm në Suedi por edhe në Europë.

 

Nëse do të përzgjidheni deputete në Parlamentin Europian, do të loboni edhe me kolegët e tjerë të vendeve anëtare të BE që janë skeptik për anëtarësimin e Shqipërisë?

Mendoj që Shqipëria dhe Kosova meritojnë të jenë pjesë e familjes evropiane. Do të mundohem të bind të gjithë skeptikët që zgjerimi i Bashkimit Europian është i rëndësishëm dhe i vlefshëm. Politikat e zgjerimit të deritanishme kanë bërë që Ballkani Perëndimor të jetë i stabilizuar pas një periudhe të vështirë historike. Kjo gjë nuk duhet të ndalojë që ky stabilitet dhe projekt për një Ballkan më të zhvilluar të mos cenohet. Por nga ana tjetër të gjitha vendet, si Shqipëria dhe Kosova duhet të kuptojnë që demokracia dhe institucionet duhet të konsolidohen para se ky integrim të ndodhë.

 

 

Share This Article
24 Comments
  • Dmth se babai i saj, ekselenca ambasador i Shqiperise ne vendet skandinave – eshte transformuar ne refugjat te rendomte ne vitin 1997-ten. Njelloj si shume kolege te tij ne ate kohe. e na bene gazin e botes. Bukur. Megjithate shpresoj qe kjo vajza te zgjidhet eurodeputete, jo per hir te babait, sesa te halles, qe ka qene me te vertete nje intelektuale e shquar.

    • e uroj te kete suksese kete vajze, POR koj duhet beje takim ne suedi me shqiptaret e jo te vij ne shqiperi te takoj saliun. eshte e bija e bardhyl kokalarit ish ambassador qe u be refugjat, bardhyli I biri I hamit kokalarit vellai I musinese por qe asnjehere nuk e takoi e mohoi ka qene perkthyes e I biri inxhinier . prandaj nuk duhet thene e mbesa . urime per te aritur ne kariere e te marin shembull shqiptaret kudo ku jane por jo te behen spiune te vendit te tyre per nje kariere.

  • Ne rradhe te pare, une te uroj suksese dhe te fitosh.
    Por me duhet te them, se nuk mund te mburresh me emrin e se ndjeres Musine Kokalarit, nje figure e shkelqyer dhe nje aspirante e socialdemokracise shqiptare, kjo per arsye se kur Musineja pati nevoje per mbeshtetjen e familjes, familja e la ne balte, as ne varrim nuk i shkuan, megjithese bashkevuajtesit qe i ndenjen prane, lajmeruan familjen e saj, se Musineja nderroi jete.
    Nuk duhet te mburresh as me babain tend, qe pa pike turpi shkruajti ne gazetat suedeze, deklarata poshteruese, per nje nga shkrimtaret me brilante qe ka Shqiperia dhe Europa, deklarata qe ndikuan qe shkrimtari yne, mos ti ofrohet cmimin qe ka merituar prej kohesh, Nobelin.
    Uroj qe ti si nje vajze qe me siguri je rritur ne nje ambient tjeter, te kesh tjeter mentalitet, qe inatet personale, ti shnderrosh ne projekte pozitive, per te miren tende dhe te shoqerise ku jeton.

  • Dmth. Babai inxhinjer i kohes Enverit. Dmth i persekutuar se ishte vellai i Musine Kokalari. I persekutuari nga mend e kokes shkoi ne Suedi Ambasador. Dhe ne vitin 1997, Kerkoi asil politik. Dmth braktisi, tradhetoi vendin e vet, nje pune te nderuar e te besuar shteti dhe iku te ndihesh i persekutuar. Dmth babai i saj shkroi letra per Kadaren. Ky e paska ne gen tradhetin. Ndoshta edhe si fis. Po paska bere pak mire enveri qe i paska persekutuar duke e cuar ne universitet. Mire shume mire Enveri do bente ti fuste ne kamp pjne. Kete familje basdarte

  • Bravo mbesa e Kokalareve, sera sere mbetet, inteligjente dhe jo si donte ta bente Dulla Shqiperine me karrociere, mjelese e shofere ne qeveri.

  • Sa per fillim kesaj goces i uroje suksese,ndersa i jati i saj Bardh Kokolari nuk eshte i vellaj i Musines e para dhe ne vazhdim ai ka qen nje inxhinjer i vleresuar ne ate kohe pasi punonte ne Institutin e projektimeve Nr.2 ne Tirane dhe e shoqja farmaciste tek farmacia nr.1.Me vjen keq se gjate kohes qe musineja ishte e internuar ne Rreshen nga keta nuk eshte permendur ndonje here dhe as ndihmuar,ndersa tani kjo qenka “mbesa ” e Musine Kokolarit.Nuk kam qejf te flas me shume per kete Inxhinjer ne aktivitetin e tij mbas viteve 90.

  • URIME VAJZES,POR JO SI MBESE E MYSINES, TE CILEN EKAM NJOHUR MJAFTE MIRE, DHE PER TE CILEN NUK U BE ASNJERI I GJALLE NGA TE AFERMIT E SAJ, MOS KERKONI TA PERFITONI NGA ATA TE CILET U KENI DHURUAR VETEMDESHPERIM.

  • Ama vajza a Bardhylit eshte ? uroj te kete ngjare nga dajat se po ngjau nga fisi i babait, nga KOKPALARET, ska per tu bere gje.

  • Bastarde ne Gjirokaster nuk kane qene Kokalaret,por Hoxhatet dhe pikerisht rezili dhe kopili i tyre Enver.- Me iku i miri,me mbeti rezili!-thoshte xha Haliti”.Kryevepra” e enverit eshte njeriu i ri,dmth.kopjet e tij Sali Berisha,Mehmet Elezi,Lisjen Bashkurti,te pabese,demagoge,llafolloge,te pangopur,arriviste,kriminele,aktore,simulante,parazite,pozaxhij,pordhace,delenxhij,siperfaqesor,dhjaksa,cpifes,intrigante,hajdute,servile……Po te mos ishte shembelltyra e enverit,nuk do te mbinte si fare e gjembacit ky soj i ngjyer me shkollim,por i pashkolluar,qe sot po i marrin frymen shoqerise shqiptare.

  • Gramozi :
    Bravo vajza nga Shqiperia, pasi eshte personi qe ngre larte vlerat dhe kulturen Evropiane te Shqiperise vendit te origjines se saj dhe duhet votuar pa asnje hezitim nga gjithe shqiptaret ku do qofshin ata dhe ti lene komente negavite per kete vajze dhe per cdo shtetas shqipatar tjeter kudo ne bote , ngelem me shprese se do te fitoj dhe do te dije si ti pasqyroj mire vlerat e kombit tone ne Europ
    .

  • i UROJ ME TE MIREN ALBES QE MENDOJ QE I KA NGJARE HALLES SE SAJ dhe mos te derdelise njeri, po te gezohemi qe nje shqiptare po ecen edhe ne nje vend me nivel te larte si Suedia.

  • Te dashur komentues.

    Po si nuk u bete nje here njerez te civilizuar kaq nuk e kuptoj dot…
    Sikur keni duf per cdogje qe eshte shqiptare, flisni sikur ti keni prere kerthizen cdonjeriu e sikur keni pas ne dore dosjet e partise e te gjendjes civile.
    Duhet te kuptoni qe nuk ka rendesi se cfare ka qene babai ose halla ose gjyshi, e rendesishme eshte qe kjo vajze edhe pse nuk eshte brezi i dyte ose i trete qe rritet ne suedi perseri ka arritur ti krijoje nje vend vetes. Te arrije te dallohet ne nje vend ku meritokracia shperblehet me arritje dhe eshte nje nga vlerat kryesore te sistemit suedez.

    Nuk kuptoj as pse duhet te flitet per fis e farefis atehere qe ajo nuk eshte mbeshtetur as te Musineja as te i jati per arritjet.

    Nqs dikush eshte per tu vleresuar duhet te behet ne keto momente, dhe nder te tjera te dashur komentues, nuk tregohet patriotizmi duke pire birra nderkohe qe luan kombetarja ne qemal stafa.

    • O. E.L. Edhe un i merguar nga Tirana jam. Lor ta dish aq sa birra te mire e mba,in vetem ne Tirane aq te ulte, maskarenj u tregua, ketej. Aq maskarenj sa te vien turp te thuash qe jam shqiptar.

    • Une nuk i kuptoj keta te shqipnise post envériste qe duhet patjeter te propangandohen ne shtypin e shqiperise! Ka me mija shqiptaret para tyre ,dikkush ne restorant me famé boterore,dikkush mjek,dikkush direktore shkolle te nalte dikkush bile edhe ambasador apo perfasuese te shtetit ku jetojne,po asnje nuk e njen nevojen per me existuar per keso reklama ne shtypin shqiptar.atehere lind pyetja per cfare tjeter i duhet ky reklamim….edhe pse permendet musina e shkrete ketu?

  • Patriotizmi tregohet ne mbeshtetjen e pakufishme te atyre qe mund dhe duhet te sherbejne si model per brezat e ardhshem.

  • Pastaj, s hap dot nje gazete shqip ku ne nje jave nuk lexon qe nje shqiptar te jete arratisur nga birgu, te kete vrare dike etj etj…

    Nje here qe kemi rastin te krenohemi me dike prape ju bobat e forumit do i gjeni se s’ben nje defekt.

    Futja kot jeni

  • Para 5 vjetësh ishte në grupin që bënte fushatë me këngë për nusen e tretë të Bildit, ministrit të jashtëm suedez që është akoma në pushtet. Dhe Maria Koracca Bild, fitoi u fut në parlamentin europian duke përfaqsuar partitë e djathta. Prandaj s’është shumë për meritë se sa mbështetje nga pecogrosso të pushtetit suedez. Që të kërkojë votën e shqiptarëve në Suedi, duhet ti takojë ata, jo të shkojë në Shqipëri e të kërkojë votën që andej. Vajzës i uroj sukses por nuk e di sa shqiptarë janë të lidhur me partinë e djathtë që ajo përfaqson, sa njohje ka për shqiptarët në Suedi, ajo ka bërë fushatë personale. Një brez që ka jetuar në kohën kur ambasadori shqiptar në detyrë i emëruar nga Berisha kërkoi azil në Suedi, u habitën për kurajon ndërkohë që shumë që ishin degdisur nga Berisha, prisnin për azil. Vërtetë duket pak absurde…por kjo kohë tregon se për pushtet shesim jo atdheun por edhe më tepër se kaq. sa për kulturën europiane…në Suedi është kultura e ligjit që gjithësecili duhet ta zbatojë.

  • ene cehren e paska si suedeze,po hajt mo e ka msu ene kjo bicikleten nga baba vet ene uroj ta mori….. Vetem se kom i lutje per kto PP(primo pelo): pasi ta ken von per terezi brukselin dhe suedine, meqe jane ene kaq patriote te flakta ta bojn ene i xhiro ktej per shqipni me na rregullu edhe neve qyqarve se ngelem hala me kto kopilat pseudo demokrat qe na kan hyp ne qafe e dun me na pi gjakun!

  • Suksese! Nominohen ne menyre trasparente nga organizata dhe çfare nje shqiptare ,ku e ku jemi ne ketu kemi emertime direkt dhe jo zgjedhje.Sjemi kurrkund me Evropen por me Afriken.

  • Keta jane ish dje dhe sot Ambasodoret b.q. te kriminelit Sali C4, ku postin e marre e kane perdhosur duke mos bere asnje sherbim per shtetin dhe qyetaret shqiptare. Me borderone (bordellon) e shtetit te Sali C4 kane rregulluar familjet e tyre duke u bere azilante legene e duke treguar origjinen e ulet dhe te poshter nga vine. Me te tille plehra mund te krahasohemi me shtete te Afrikes ku banojne e jetojne Orango Tanget, Citat dhe Shimpazete. Kjo do te arsimoje vajzat dhe grate e Suedise, hap dhe e futu brenda, shteti me nivelin e dyte ne bote per mireqenie pas Norvegjise dhe nje shtet i qarte me te drejta e grave te fituara ketu e 100 vjet me pare. Ne pergjithesi gjirokastritt njihen mire qe e kane cdo gje me te futur dhe ne diktature kane qene nga me besniket bashkepunetor te sigurimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *