Mbesa martohet me dajën për… pensionin

Elton Tafaruci

Histori të cilat rrëfejnë sesi martesat kryhen mbi bazë interesash nuk janë aspak të rralla. Megjithatë, disa prej tyre arrijnë ekstremet dhe e tillë është dhe historia e një vajze nga Serbia.

Portali maqedonas “Zhurnal” raporton se vajza me emrin Sonja nga Nishi është martuar me dajën e saj 73 vjeç Vladislavin.

Siç njoftojnë mediat serbe, ajo këtë vendim e ka marrë për shkak të pensionit që daja i saj përfiton nga shteti zvicerian.

Ai jeton në Zvicër ndërsa ajo në Nish. Për rastin ka qenë e njoftuar edhe policia megjithatë kjo e fundit ka deklaruar se nuk mund të nisë hetime për shkak se martesa nuk është ndonjë vepër penale.

Autoritetet vendase theksojnë se martesa është jomorale por ligjerisht e vlefshme dhe se gruaja mund të shfrytëtojë privilegjet nga martesa me dajën e saj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *