Mbështetësit e Trump mësyjnë në qendrën e numërimit, policia arreston disa prej tyre

Ornela

Një qendër e numërimit të votave në qarkun Maricopa, Arizona, e gjeti veten duke u ballafaquar me dilemën nëse do të ndalonte punën dhe do të mbyllej.

E gjithë kjo pasi një turmë mbështetësish republikanë u mblodhën jashtë duke iu përgjigjur pretendimeve në mediat sociale se votat që mund të ishin për Trumpin nuk do të llogariteshin, raporton BBC.

Disa protestues, madje u futën në qendër dhe u shoqëruan. Zyrtarët duhej të thërrisnin departamentin e sherifit, por sportelet nuk e ndaluan punën e tyre.

Qarku, i cili përfshin qytetin e Phoenixit, konsiderohet një fushëbetejë në një shtet tradicionalisht republikan.

O.J/DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *