“Ministri i Jashtëm Venizelos po e shpie vendin drejt një Vaterloje të re kombëtare, përderisa mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE, pa marrë në këmbim aktivizimin e marrëveshjes së njohur të vitit 2009 me të cilën qeveria Karamanlis kishte delimituar zonat ekskluzive ekonomike me palën shqiptare”.
Me një qëndrim të tillë e kanë komentuar nacionalistët e moderuar dhe të distancuar nga qëndrimet ekstremiste të Agimit të Artë në portalin grek “DefenceNet”, mbështetjen që i jep Venizelos Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE.
Marrë shkak pikërisht në mbështetjen e hapur të Ministrit të Jashtëm ndaj integrimit të Shqipërisë në BE nacionalistët akuzojnë drejpërdrejtë Venizelos për nxitjen e vendit drejt “një vaterloje kombëtare”.
Në portalin e tyre “DefenceNet”, ata kanë publikur një artikull ku vënë theksin se përpara se Greqia të japë mbështetjen duhet që Shqipëria të ratifikojë marrëveshjen për zonat ekskluzive ekonomike, shtuar këtu dhe paktin detar.
“Në momentin që Athina është angazhuar publikisht dhjetra herë, përmes Venizelos se në qershor Tirana do të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim, ministri i Jashtëm i vendit fqinj Fitmir Bushati, ka kërkuar nga prokuroria që të hetojë në se ka kryer tradhti kombëtare Lulzim Basha, i cili në kohën kur drejtojne diplomacinë shqiptare kishte negociuar marrëveshjen për zonat detare”, citohej në artikull.
Madje, nacionalistët grekë shkojnë me kundërvënien ndaj Venizelos.
“Qeveria greke, që është angazhuar publikisht për promovimin e integrimit europian të Shqipërisë, tashmë është kapur në grackë, në kohën që shumë vende europiane, të cilat ishin kundër dhënies së statusit për Shqipërinë, tashmë janë kthyer në favor të vendit fqinj, pas përpjekjeve të zellshme të Ministrit të Jashtëm grek. A e ka kuptuar Venizelos se është Ministër i Jashtëm i Greqisë? Pse deri tani ka dëshmuar që është Ministër i Jashtëm i gjithë vendeve që rivalizojnë interesat greke”, thuhet në shkrimin e DefenceNet.
Nuk e bej dot lidhjen e ketij Lajmi….ndaj me ndihmoni pak!!!!!
Mos vall Agimi i Arte eshte ne nje Gjatesi Vale me Saleh Berishen dhe Lule Bashken!!!!!!
Ehhhhh……Sa patriot i madh paske ken o Bastardi i Vuqidolit ……
mendime extremiste qe nuk kane lidhje fare me mendimet e qytetareve greke
ashtu sic mendimet ekstremiste te shqiptareve nuk kane lidhje fare me mendimet e qytetareve TE CIVILIZUAR shqiptare.
Po sikur do bijne kufijte sapo ne BE…… cfare vlere ka kufiri atehere. Kemi qene rehat me mijra vjet edhe pa kufinj. Jemi qe jemi bejme kooperative!!! Ju lopet tuaja, ne tonat dhe hajt te jetojme si kombe qe jemi nga gjeneza bashke. Me te tjeter jemi vellezer me greket jemi binjak. Krijojme nje konfederate, E bejme si BE, njeri te kete ekzekutivin, njeri legjislativin, dy gjuhe zyrtare dhe te biem rehat se keshtu gerr verr qe kur u shpallem te dy te pavarur nga Turqia, nuk shkon. Late nam, jeni dhe shtet i BE dhe presim te jepni shembullin per tolerance te paret.
Perderisa Venizellos nuk ndihet dmth punet e Greqise i ka vene ne vije. Per mua kete komedi greket e luajne shume bukur. Deri me sot as ata e as fqinjet sllave nuk kane patur asnje qeveri te punoje kunder interesave te tyre. Ne po! Dikur kemi patur edhe ne krenari kombetare e shtet. Prisni,mos u viasni! Kemi kohe te shohim “si jau kemi shkare grekeve”.
Nuk e duam Europen me det te limituar.Nuk e duam voten e grekut ne kompensim te hapesires detare. Kufijte shqiptare edhe keshtu te limituar nga expansioni grek jane shenuar me gjakun e kolonel Telinit,dhe 20 mije shqiptare te masakruar ne Konice,Janine Negovan,Permet,Kelcyre,Kolonje,Cameri;200 mije te shperngulur,ne Turqi e gjetke.Kemi per te marre me greket e jo per te dhene.Na kane borxh,nuk u kemi borxh.!
Greket nuk te kane asnje borxh. Eshte e kote te fillosh te permendesh vrasjet se kane qene nga te dy anet.
Ti a je ne gjendje te me justifikosh mijera shqiptare te vrare nga dora e shqiptarit????