Letër e nënshkruar
Dionis Xhafa
Partia Demokratike shënoi 25-vjetorin e krijimit të saj. Si Berisha ashtu edhe Basha vijojnë të flasin për “suksese madhështore” a thua se shqiptarët janë të verbër dhe budallenj dhe i kanë “harruar” të zezat e kobshme të ardhura nga Berisha dhe nga kjo parti.
Të gjithë ata që folën në 25-vjetorin e krijimit të Partisë Demokratike, në vend se të reflektonin për llumin në të cilën gjenden, vijuan gjuhën e urrejtjes për të tjerët. Realisht e rëndë që edhe kryetari i ri i të rinjve të asaj partie foli po me gjuhën e Berishës. Me sa duket PD ka vendosur të mbetet deri në fund partia e llumit dhe e maskaradës.
