Mbetet në burg Anjeza Shabani: Jam penduar!

Dita

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Anjeza Shabanin. Administratorja e kopshtit “Diren”, kërkoi në 5 korrik lirinë në këtë gjykatë. Ajo kërkonte ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Shabani akuzohet për dhunë ndaj të miturve dhe shpërdorim detyre. Rasti i saj u denoncua në emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan, për shkak të dhunimit që ajo i bënte një fëmije 3 vjeç.

Situata më doli nga duart. Nuk më shkonte ai gjest, e di, po ta shihni videon jam penduar që në atë moment. Më ngritën kurth, edukatorja mbante qëndrim neutral”, ka thënë Shabani gjatë seancës.

Përveç videos të transmetuar në Tv Klan, 32 – vjeçares i janë bërë edhe dy kallëzime të reja nga prindër të tjerë, të cilët dërgonin në kopshtin “Diren” fëmijët.

Sipas këtyre kallëzimeve, edhe fëmijët e tyre kanë qenë pre e dhunës së ushtruar nga administratorja, Anjeza Shabani.

Share This Article
3 Comments
    • eh mor lal,
      kjo bëri një krim duke rrahur një fëmijë dhe është në burg!nuk de dimë se sa do të dënohet,por dhe qëndrimi deri sa të mbarojë procesi nuk është pak!!
      ai lali tjetër shtypi me makinë të bijën e botës dhe u dënua 40 ditë punë shoqërore!!
      një herë e një kohë për një të shtyrë të dënonin më shumë se kaq!!
      kjo meriton burgun,por dhe ai tjetri nuk e meriton më pak!!
      shqipëri hesapi!!
      çti bësh??

  • Nje socialist ma pak as gja ma teper.Me habit fakti se ku ishte shitsi i fiqve qe ka lejuar nen hundet e tij.Apo duhet shperblyer militarucet.U be buj e madhe se do hetohen edhe personat pergjegjes,po nje vrim ne uji u ba.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *