Kreu i njësisë administrative Kallmet në Lezhë, Besnik Simoni është arrestuar nga policia e shtetit. Simoni mbeti i plagosur ditën e djeshme me armë zjarri nga Altin Marku. Arrestimi i Simonit u bë për shkak se edhe ai ka qëlluar me armë ndaj Markut.
Mediat bëjnë të ditur se ka patur shkëmbim zjarri mes tyre, ku Simoni i është përgjigjur të shtënave të Markut, duke qëlluar me armë në drejtim të tij. Masa e arrestit me burg iu komunikua ditën e sotme Simonit tek spitali i Traumës në Tiranë, aty ku ndodhet i shtruar që nga dita e djeshme.
Në ngjarje janë përdorur dy armë, vetëm njëra prej tyre është sekuestruar ndërkohë që janë në vijim hetimet për gjetjen e armës tjetër. Nga përplasja me armë, Simoni mori 3 plumba, ndërsa Marku është plagosur në krah. Policia ka sekuestruar në vendin e ngjarjes 19 gëzhoja plumbash.
Edhe Altin Marku i cili u arrestua tre orë pasi plagosi kryetarin e Njësisë Administrative Kallmet ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë. Para autoriteteve Marku ka thënë se kanë qenë të parët njerëzit e Besnik Simonit të cilët kanë qëlluar me armë zjarri ndaj është kundërpërgjigjur.
Sherri mes tyre ka nisur një vit më parë, ku janë përplasur fizikisht në fushatë elektorale. Altin Marku kishte tentuar të prishte një takim elektoral të PS 1 vit më parë, ku edhe ka nisur përplasja.
a.m/dita
