Mbetja jashtë Europës ndryshon planet e Tiranës

Dita

Suksesi i Laçit në finalen e Kupës së Shqipërisë nuk ka trishtuar vetëm Kukësin, që e mbylli pa trofe sezonin e tretë në Superiore, por edhe Tiranën, që nuk do të marrë pjesë në Europa League sezonin e ardhshëm.

Bardheblutë shpresonin që Kupa të bëhej pronë e kuksianëve dhe në bazë të këtij skenari kishin hartuar një program për të nisur përgatitjet që më 10 qershor, por planet kanë ndryshuar me pushimet në kampin bardheblu që pritet të zgjasin për një kohë më të gjatë.

Pa Europa Leagen ndryshon edhe strategjia e presidentit Refik Halili për ndërtimin e një skuadre pretendente për sezonin e ardhshëm. Zyra për shtyp e klubit bardheblu ka njoftuar se së shpejti do të emërohet edhe trajneri i ri, që me shumë mundësi do  të jetë Shkëlqim Muça, ndërsa për emrat e futbollistëve që do t’i bashkohen skuadrës si përforcime do të mësohen më vonë. Tirana nuk është në emergjencë për lojtarë, çka i jep kohën e mjaftueshme Halilit që të bëjë zgjedhjet e duhura, por nga ana tjetër pa pjesëmarrjen në Europa League drejtuesit bardheblu duhet të jenë të kujdesshëm për të mos lejuar largimin e elementëve më të mirë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *