Mbetjet, ndëshkohen me gjobë 177 drejtues komunash e bashkishë

anazapta

Vetëm një numër shumë i vogël i drejtuesve të pushtetit vendor i është përgjigjur paralajmërimit të Ministrisë së Mjedisit për pastrimin e mbetjeve në territorin e tyre. Një muaj pas afatit të lënë për të gjitha komunat dhe bashkitë në vend, kontrollet e kryera gjatë javëve të fundit nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Pyjeve dhe Ujërave në të gjithë vendin kanë treguar se vetëm 10 për qind e drejtuesve kanë ndërhyrë duke përmirësuar situatën e mbetjeve, teksa pjesa tjetër kanë vijuar të neglizhojnë paralajmërimin. Në të gjitha komunat dhe bashkitë ku janë konstatuar shkeljet janë vendosur masat ndëshkimore, të cilat bien direkt mbi drejtuesin e njësisë vendore, duke nisur nga gjobat e deri tek paralajmërimet për largimet nga puna. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuar listën e kryekomunarëve që janë ndëshkuar me gjobë, pagesën e të cilës duhet ta shlyejnë me të ardhurat e tyre personale, dhe jo me fondet e përcaktuara për njësinë vendore. Si rezultat i kontrolleve të kryera deri më tani, janë ndëshkuar rreth 177 drejtues komunash dhe bashkishë në disa qarqe të vendit. Në rast se në kontrollin e dytë që do të bëhet nga ky inspektorat, situata do vijojë të jetë e njëjtë, atëherë do të kërkohet largimi nga detyra i secilit drejtues. “Sipas kontrollit të bërë nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Pyjeve dhe Ujërave në mbarë vendin rezultoi që disa drejtues komunash dhe bashkishë të vendit kanë kryer marrjen e masave për menaxhimin e integruar të mbetjeve, por shumë komuna dhe bashki të tjera nuk kanë marrë asnjë masë në zbatim të këtij ligji dhe për këtë arsye janë ngarkuar me përgjegjësi të drejtpërdrejtë drejtuesit e këtyre njësive duke i penalizuar me gjoba. Lista e dënimeve me gjobë të dhëna nominalisht ndaj kryetarëve të komunave apo bashkive është në vlerën e 500 000 lekëve (të reja)”, sqarohet nga burimet zyrtare të Ministrisë së Mjedisit. Po sipas këtyre burimeve, vlen të përmendet se në rastet kur do konstatohet përsëritja e kryerjes së kundërvajtjes së përmendur më lartë, Ministria e Mjedisit do të reagojë duke i propozuar Këshillit të Ministrave, të shkarkojë nga detyra kreun e komunës, apo bashkisë përkatëse për shkelje të rënda të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Bashkangjitur lista e plotë e drejtuesve vendorë që duhet të paguajnë gjobën prej 500 mijë lekësh të reja, për shkak se neglizhuar ndërmarrjen e masave për largimin e mbetjeve nga zonat që janë nën administrimin e tyre. 

tabela 1

 

tabela 2

 

tabela 3

 

tabela 4

 

tabela 5

 

tabela 6

 

e fundit

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *