Mbetjet në Durrës e Kavajë, qeveria firmos vendimin, mbështet financiarisht bashkitë

J L

Pas publikimit në media të skandalit mjedisor me mbeturinat në Durrës dhe Kavajë, qeveria ka nxjerrë sot një vendim, ku njofton se do të mbështesë financiarisht bashkitë e qarkut Durrës për menaxhimin e mbetjeve.

Këshilli i Ministrave shpreh gatishmërinë që të paguajë diferencat e shpenzimeve për pastrimin e qyteteve.

Sipas vendimit të firmosur nga zv.kryeministri Erion Braçe, bashkitë e qarkut të Durrësit duhet të marrin masa të menjëhershme për gjetjen e zgjidhjeve dhe trajtimin e mbetjeve urbane në këtë qark, duke mbajtur në konsideratë legjislacionin në fuqi në fushën e mbetjeve.

Vendimi nga qeveria:

Në  mbështetje  të  nenit  100  të  Kushtetutës;  të ligjit  nr. 10431,  datë  9.7.2011, “Për  mbrojtjen  e mjedisit”,   të  ndryshuar;  të  ligjit  nr.  10463,  datë 22.9.2011, “Për  menaxhimin  e  integruar  të mbetjeve”,  të ndryshuar; të neneve 10 e 22, pika 3, të ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”,të  ndryshuar;  të  shkronjës “b”, të  pikës  1,  të  nenit 28,    të    ligjit    nr.    68/2017, “Për    financat    e vetëqeverisjes vendore”,  dhe të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën  e  Shqipërisë”,  të   ndryshuar;   me propozimin  e  ministrit  të  Turizmit  dhe  Mjedisit dhe  të  ministrit  të  Financave  dhe  Ekonominë, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Bashkitë e qarkut të Durrësit të marrin masa të menjëhershme   për   gjetjen   e   zgjidhjeve   për menaxhimin/trajtimin  e  mbetjeve  urbane  në  këtë qark, duke mbajtur në konsideratë legjislacionin në fuqi në fushën e mbetjeve. Pas studimit të tregut dhe gjetjes së zgjidhjeve më të mira  financiare  për  trajtimin  e  mbetjeve urbane,  në  përputhje  me  standardet  e  menaxhimit të  integruar  të  mbetjeve,  nëse  efektet  financiare  të zgjidhjes  janë  të  pamjaftueshme  për  t’u  përballuar nga   buxheti   i   bashkisë   përkatëse   të   qarkut të Durrësit,  bashkia  i  drejtohet  ministrisë  përgjegjëse për  financat,  me  qëllim  mbulimin e  diferencës  së efekteve financiare të kërkuara. Pas dërgimit të kërkesës financiare, ministritë propozuese të këtij  akti  i  propozojnë  Këshillit  të Ministrave  miratimin  e  mbështetjes  financiare  për bashkitë  e  përfshira  në   qarkun  e  Durrësit,  në përputhje   me   instrumentet   e   parashikuara   në legjislacionin në fuqi. Ngarkohen Ministria e   Financave   dhe Ekonomisë,   Ministria   e   Turizmit   dhe   Mjedisit, bashkitë  e  qarkut të  Durrësit,  këshilli  i  qarkut përkatës dhe Prefekti i Qarkut Durrës për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare. ZËVENDËSKRYEMINISTËR, Erion Braçe!

 

j.l./ dita

Share This Article
6 Comments
  • futini poshte tapetit mos t’i shohin turistet
    na prishet planin e Edmut rames per turistifikimin e vendit

    Edmuti paguan (nga xhepat tone sigurisht) ama naj koordinim a naj zgjidhje s’ka

  • Ky eshte shtet i vdekur,qe merr masa vetem kur media raporton se “MUTI U BE MULLAR”!
    Po vete shteti ku i ka tentakulat e veta te kontrollit dhe reagimit?:
    A e shihni se administrata publike dhe vendore eshte mbushur me militante tru shplare?

  • Po more mirel,bashkia i mbeshtet por ne paguajme takse per pastrim gjelberimin,ne paguajme tarifen e dritave,ujit,e kanalizimeve por bashkia dhe qeveria kerkojne te rrisin çmimin sepse perndryshe nuk u dalin leket per te vjedhur,leket per te paguar gjithe ata puntoret qe punesoi para votimeve,dhe per keto fajin e paskan shquoisat

  • A ka mundesi me i heq me dron keto plerat?
    Sa pasagjere erdhen nga Kukesi dje?
    Po ke qendra digitale sa mijera euro rroge moren shqiptaret javen qe shkoi?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *