Mbetjet, Nishani: Interesi i qytetarëve duhet të prevalojë

Elton Tafaruci

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka deklaruar se në lidhje me çështjen e importit të mbetjeve nuk ka ende një qëndrim zyrtar, por shtoi se për çështje të tilla duhet të prevalojë gjithmonë interesi i qytetarit.

“Këshilltarët juridikë po punojnë dhe po përgatisin takim konsultues me përfaqësues të shoqërisë civile. Preferoj që për çështje të tilla të ezauroj një konsultë sa më të gjerë të jetë e mundur përpara se të mbaj një qëndrim”, deklaroi Nishani kur u pyet gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

“Çështje të tilla madhore që lidhen me interesat e qytetarëve duhet t’i fokusojmë në rrugën e zgjidhjes së interesit të publikut. Sovrani është qytetari dhe interesi i tij duhet të prevalojë”, shtoi Nishani.

Share This Article
4 Comments
  • Me cilen shoqeri civile do ta besh konsulten ,me at njerez qe do dergoi Berisha apo Basha? Langaraq president.

  • Do tallin menderen me Ju o Z.Kryeministèr,

    dhe atyre qè tè dhanè votèbesimin mè 23 qershor, do u duhet tè durojnè hipokrizinè e Jarit “President”, kur flet pèr PREVALIM INTERESASH TÈ QYTETARIT.
    Ju jeni njè Kryeministèr pa shtyllè kurrizore Z.Rama. Njerèz si Ju dèshtojnè sepse nuk kanè pasur kurre njè plan veprimi. Ju jeni kthyer tashmè nè simbolin e asaj qè rèndom quhet “as tè mban as tè lèshon”. E vetmja arsye qè Ju mban Juve nè atè zyrè sot, èshtè fakti se vèndi nuk ka alternativè qeverisèse. Nè anèn tjetèr janè Jarèt dhe Saliu i Ramizit me taborèt e Mulève.
    Çfarè dixhiture more Z.Kryemistèr. Kur hytè nè Kryeministri, vendosèt Ismail Qemalin nè zyrèn tuaj, nè vènd tè Jarit me mustaqe. Sot èshtè Jari kapterri qè iu tèrheq Ju dhe Shalsèt tuaj pèr hunde, si ato arushat nè manezhet e cirkut,,,,,,,,,,, dhe askujt prej atyre qè iu zgjodhèn Ju, nuk i bèhet vonè mè.
    Ju nuk jeni kapterr nga profesioni por Ju jeni njèlloj si ai nè ushtrimin e postit qè iu kanè besuar. Fodull dhe mashtrues.

  • Kane mbaruar fjalet ne gjuhen shqipe qe perdorni keto fjale te huaja? Me keto fjale te huaja si mendoni qe do ta kuptoj popuulli ccfare doni te thoni?

  • Shajeni sa te doni Jarin por ne kete rast qendrimi i tij kundra eshte ne interes te qytetareve. Kijeni inat por jepini hakun. Ne nje moment qe Rama as nuk pyet per interesin publik Jari mund te behet zedhenes i zemerimit te qytetareve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *