Mbetjet urbane, Orikumi “mbytet” nga plehrat

DITA Online

Mbetjet urbane dhe të ngurta të qytetit të Orikumit janë prej vitesh një shqetësim për banorët dhe ambientalistët e kësaj zone, raporton Top Channel

Rreth 9 mijë ton mbetje grumbullohen në vit në Orikum, rreth 300 metra larg rrugës nacionale, pranë detit si dhe në bregun e Lumit të Dukatit.

Që nga gomat e automjeteve deri te kafshët e ngordhura, të gjitha përfundojnë në det me rrjedhen e lumit të Dukatit. Banorë dhe ambientalistë janë të shqetësuar.

“Bashkia na ka thënë që do të rregullohet kjo punë, por ende nuk kanë bërë gjë”, thonë banorët.

Zgjidhja përfundimtare duket e largët, pasi deri në ndërtimin e landfillit të Sherishtës, Orikumi turistik do të vuajë pasojat e mbetjeve të papërpunuara.

v.l/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *