Asnjёherё mё parё nuk janё mbledhur kaq fonde nё formё grantesh e kredish nё ndihmё tё Shqipёrisё si kёsaj here nё Konferencёn e Donatorёve nё Bruksel. Nё sinjal inkurajues pёr shqiptarёt, se Europa nuk i harron.
17 shkurti mund tё quhet dita e solidaritetit tё Europёs me Shqipёrinё. Asnjёherё mё parё nuk ishin bёrё bashkё kaq krerё shtetesh, ministra e pёrfaqёsues nga BE, si nё Konferencёn Ndёrkombёtare tё Donatorёve tё hёnёn nё Bruksel pёr tё mbledhur fonde pёr rimёkёmbjen e Shqipёrisё pas tёrmetit.
Megjithatё pas gёzimit pёr mbledhjen e parave nё deklaratat e pёrfaqёsuesve tё BE mund tё lexoje edhe sinjalin paralajmёrues pёr Shqipёrinё. Paratё duhet tё shkojnё nё vendin e duhur, dhe se duhet tё sigurohet transparencё nё pёrdorimin e tyre dhe llogaridhёnie. Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi tha pёr Deutsche Ëellen, se implementimi do tё jetё çelёsi. “Korrupsion nuk do tё ketё dhe nuk do tё lejojmё tё ketё. Ne do tё jemi tё pёrfshirё nё implementim” – deklaroi ai.
o.j/dita
