“Mbi 100 raketa drejt Sirisë”, reagon për herë të parë Putin

Ornela

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka reaguar lidhur me sulmin e SHBA-ve, Britanisë dhe Francës në Siri.

Putin dënoi sulmin, ndërsa e cilësoi atë shkelje të të drejtave ndërkombëtare. Sipas presidentit rus, SHBA po nxit një valë të re të azilkërkuesve nga Siria.

“SHBA dhe aleatët e saj goditën objektet civile dhe ushtarake në Siri, duke shkelur Kartën e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare. Me këto veprime, Uashingtoni po nxit vetëm një valë të re të azilkërkuesve nga Siria dhe rajoni”-, tha presidenti rus.

Pak me herët Ministria e Mbrojtjes ruse pohoi se njësitë e saj ushtarake nuk ishin përfshirë në aksion, ndërsa deklaroi se operacioni amerikan, britanik dhe francez u kundërshtuan vetëm nga sistemet anti-raketore siriane “S-125, S-200, Buk dhe Kvadrat, (sisteme të prodhuara 30 vite më parë në Bashkimin Sovjeti).

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, sipas ministrisë ruse avionët luftarakë dhe anijet e SHBA dhe të aleatëve, nisën mbi 100 raketa të lundrimit dhe raketa ajrore në objektet civile dhe ushtarake siriane.

o.j/dita

Share This Article
9 Comments
  • Provoje me rraketat e reja po ta mbajti ! S’ta mban se duket diferenca .
    Ose i ke provuar ngaqe s’pine uj thua qe jane te vjetra!
    Per te ruajtur fytyren do te duhet te heqesh Boshin Al Asad

  • Ne krah te Rusise per ceshtjen e Sirise eshte Kina superfuqi si dhe Irani fuqi rajonale. Ne perendim Gjermania e Italia u distancuan nga aksionet ushtarake pa filluar ato. Presidenti Putin si perhere i qarte e gjakftohte. Do shohim

  • Kinezet dhe ruset jane aq te forte sa sala dhe luli bashke .Leini injorancite usa ben ligjin.Aq sa harxhon usa me anijet e kntrollit te ujrave boterore keta te tjeret I hane grure dhe jo benzine per anije.Pabuksit duan dhe lufte.Shtypi koken te thone daje

    • Jane mbetje Otomane. Keta qe nuk kane principe, por adhurojne ate qe ju duket me i forti i momentit, jane po ata qe ne kohen e ekspansionit Otoman adhuronin Otomanet dhe mbas bythes se tyre avancuan ne Shqiperi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *