Mbi 100 shoferë ngecin në baltë për shkak të Google Maps

Leda Hysa

Më shumë se 100 drejtues automjetesh e pësuan keq pasi përdorën Google Map për të shkuar në destinacion.

Ata u përpoqën të shmangnin një bllokim trafiku pranë Aeroportit Ndërkombëtar Denve, dhe ngecën brenda në baltë pasi përdorën Google Maps, që iu dha një rrugë alternative.

Disa makina nuk mund të kalonin përmes llumit dhe më pas dhjetëra të tjera u bllokuan pas tyre.

Google tha se rruga nuk ishte shënuar si private.

“Ndërsa ne gjithmonë punojmë për të ofruar udhëzimit më të mira, problemet mund të lindin për shkak të rrethanave të paparashikueshme të motit.

Ne inkurajojmë të gjithë shoferët të ndjekin ligjet, të qëndrojnë të vëmendshëm dhe të përdorin logjikën gjatë ngasjes së makinës”, tha Google.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *