Mbi 12 mijë persona të infektuar dhe 369 viktima brenda ditës në Itali

time

Në Itali, është shënuar rritje e rasteve me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 294,411 testime të realizuara, 12,074 persona kanë rezultuar pozitivë.

Ndërkohë  369 pacientë nuk e kanë fituar betejën me Covid, ndërsa 16,519 persona fatmirësisht janë shëruar nga koronavirusi.

Gjithashtu autoritetet bëjnë me dije se krahasim me të martën ka pasur edhe një rritje tamponësh, ku në 24 orët e fundit janë realizuar 20 mijë më shumë se të martën.

Sakaq Lombardia mbetet rajoni më i prekur, me 1,764 raste, ndjekur nga Campania me 1,575 raste.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *