Mbi 12 orë për skanimin në Doganën e Morinës

Saimir Lleshi

Mbi 1 miliardë euro investim për të shkurtuar distancën me Kosovën dhe lehtësuar lëvizjen si të njerëzve, ashtu dhe të mallrave nga të dyja anët e kufirit, nuk po i shërbejnë qëllimit për të cilin u projektua apo ndërtua “Rruga e Kombit”.

Autostrada ka shkurtuar ndjeshëm distancat, por lëvizjen e lirë e pengojnë procedurat e skanimit në doganën e Kukësit, që zgjasin me orë të tëra.

Drejtues kamionësh thonë se presin deri në 12 orë pët të kryer skanimin e ngarkesave, duke humbur jo vetëm kohë, por edhe aksesin në tregje.

Mungesa e infrastrukturës të përshtatur në proces dhe pozicioni aktual i skanerit krijoi kaos në lëvizjen e mjeteve. Por sipas punonjësve të doganës gjithçka është proceduar, sipas rregullores dhe kodit doganor. /Klan/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *