Mbi 15 veta, përfshirë edhe zyrtarë policie të Maqedonisë, u arrestuan sot për shkak të përfshirjes në rrjetin e kontrabandimit të bagëtive, bën të ditur agjencia e lajmeve INA.
Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski, deklaroi se operacioni i zbulimit të këtij rrjeti dhe të autorëve të përfshirë po vazhdon në qytetet e Dibrës, Kërçovës dhe Strugës, ndërsa bëhet fjalë për një hetim të nisur që nga viti 2011.
“MPB deri tani ka evidentuar mbi 2 mijë kokë bagëti që në mënyrë ilegale ishin kontrabanduar nga Maqedonia në Shqipëri. Nga ky krim i organizuar persona e përfshirë kanë përfituar disa miliona euro”, deklaroi zëdhënësi Kotevski, duke shtuar se në mesin e rrjetit të organizatorëve ishin përfshirë edhe zyrtarë policie të policisë kufitare, madje edhe komandantë të policisë kufitare.
MPB theksoi se në rrjetin e kontrabanduesve ishin përfshirë persona nga Maqedonia dhe Shqipëria. Janë kryer bastisje nëpër disa shtëpi dhe ferma, ku janë gjetur para, armë dhe municione. MPB theksoi se nesër do të jap hollësi lidhur me këtë operacion të zhvilluar në pjesën perëndimore të vendit.

ikni qener ju nuk kini faj fain e kane politikanet shqiptare ne maqedoni qe livadhisni si u do qefi se po te ishin ne pozita dhe bashkepunim nuk livadhisnit dot me shqipetaret po kur u perkrah sali tradhetari kusur mos lini qeni yne nuk priti ta njihte nje tjeter por i pari ky dhe pa asnje kusht sepse ustashet e tij keshtu e urdheruan ky qe u c m b nuk la epitete pa i vene