Mbi 17 mijë persona të infektuar dhe 192 viktima brenda ditës në Itali

time
FILE PHOTO: People wearing protective face masks walk near the Colosseum as local authorities in the Italian capital Rome ordered face coverings to be worn at all times outdoors, in an effort to counter the spread of the coronavirus disease (COVID-19), in Rome, Italy, October 8, 2020. REUTERS/Guglielmo Mangiapane

Janë 17,455 raste të reja me koronavirus të regjistruar në Itali, nga 257,024 tamponë të përpunuar.

Shkalla e pozitivitetit qëndron në 6.8%, një pikë më shumë se 5.86% e djeshme. Në 24 orët e fundit, ka pasur 192 vdekje, për një total prej 97,699 që nga fillimi i pandemisë.

Në 24 orët e fundit janë 6,847 persona të shëruar dhe që kanë lënë spitalin, ndërsa pranimet e përgjithshme janë 18,638 nga 62,634 shtretër (për një normë të shfrytëzimit prej 29,8%).

Sa i përket vaksinave, në 24 orët e fundit janë vaksinuar 92,074 persona me dozat e para dhe 9,815 persona me dozat e dyta.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *