Mbi 2 mijë migrantë shpëtohen në Detin Mesdhe

Elton Tafaruci

Rreth 2 300 migrantë u shpëtuan sot në 22 gomone në brigjet e Libisë, njoftuan rojat bregdetare italiane që koordinojnë shpëtimet në këtë zonë.

Migrantët, të cilët ndodheshin në bordin e 10 varkave dhe 12 gomoneve, u shpëtuan nga anijet e rojave bregdetare, anijet ushtarake dhe anijet humanitare mbështetur nga OJQ-të.

“Që prej fillimit të vitit, Italia ka regjistruar mbërritjen e më shumë se 47 000 migrantëve në brigjet e saj, një rritje më shumë se 30 për qind në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, sipas një bilanci të Ministrisë së Brendshme që nuk përfshin migrantët e shpëtuar sot.

Por, të paktën 1 229 persona kanë humur jetën këtë vit në brigjet e Libisë”, sipas Organizatës Ndërkombëtare për migracionin (OIM)

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *