Mbi 3 mijë libra, gazeta dhe revista të djegura

Dita
 Mbi 3 mijë libra në shqip dhe në gjuhë të huaj, por edhe gazeta e revista janë djegur si pasojë e zjarrit të rënë në 15 Mars të këtij viti në sektorët e katit të tretë të nëndheshëm të Bibliotekës Kombëtare.
Vetëm pas afro 6 muajsh, Biblioteka Kombëtare mundi të bëjë bilancin e dëmeve ku pjesën më të madhe e zë fondi i librit në shqip dhe ai i gazetave.Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani:
“Nuk është prekur baza e të dhënave elektrike, as mjedisi ku ruhet fondi i vlerave të rralla dhe ai i periodikut shqip”.Drejtoresha e Bibliotekës Persida Asllani konfirmon se shkak i rënies së zjarrit ka qenë një shkendije eletrike.
LIBRAT, GAZETAT DHE REVISTAT E DJEGURA
748 gazeta të viteve 1905-1982
273 revista
134 fjalorë të huaj
100 libra të huaj
2053 libra
Sipas Asllanit pas evidentimit të titujve të cilat janë asgjësuar nga zjarri, ka nisur edhe zëvendësimi i tyre në formë dixhitale dhe më pas ajo në letër, raporton Klan.
Për shkak të mungesës së hapësirës dhe mbivendosjes së funksioneve, Biblioteka Kombëtare do të ofrojë shërbime të kufizuara në sallat e leximit. “Kriza e hapësirave, mbivendosja e funksioneve në Bibliotekën Kombëtare mbulon edhe mungesën e Bibliotekës së qytetit të Tiranës.
Për pasojë, për arsye të sigurisë së fondeve të saj, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë do të vijojë të ofrojë shërbime të kufizuara në sallat e leximit”.Zjarri i rënë në Mars ndaloi huazimin e librave nga Biblioteka Kombëtare.
Share This Article
4 Comments
  • Dhe drejtoria e mosruajtjes se fondit te librave e kreu detyren tani pas djegies: botoi se cfar ishte djegur.
    Merrni dekorata tani nga Beogradi dhe Athina.

  • Persida t’i laje kembet dhe t’i pije ujet ministres Kumbaro qe e ka shoqe se do te kishte fluturuar me kohe nga institucioni! Qeveria Rama II, ne vend qe t’i ktheje zyrat dhe sallat BK qe i ka zene mafia italiane, restauron Teatrin e Operas ruse!? E kush shkon ne Opera ne Shqiperi?!

  • Ministresha e jone e Kultures eshte ministresha e shkaterimit: nje monaster, nje kulle e tash nje biblioteke …
    S’i behet vone, mjafton te promovoje vetvetin me harxhime kot vetem qe te fitoje nje medalje(jo shqiptare) 60000 euros per nje nate nuk jane pak…

  • E tmerreshme !
    Dhe cfar eshte me e keqia ,asnji nuk merr pergjegjesine ,
    ne ate vend .
    Kjo mundet te jet gjithcka tjeter se nji rastesi .Cfar s’eshte duke jetuar Historia e atij vendi ,te vogel por qe trembeka shume Boten jashte ,ndricoka shume sa i verbon syt djallit ,qe ka 27-vjet sulme ,mbi historine ,heronjt e figurat e shquara te atij vendi .Mbushet teritori shqiptare me kryqet greke ,sepse ashtu e ben me qesh djallin grek me velladonin e zi ul ne karrigen e turpit te Shqiptareve ,aneksohet teritori detar .Vihet pllakate e improvizuar ne porten e kalase lezhes ,pran varrit te Heroit Kombetare Gj.Kastrioti ,nji zhgarravitje pororsitur ne gjuhen e djallit ,nderkohe qe ciraket e djallit mbulojne statujen e Heriot Kombetare ne sheh etj etj “skandale te programuara” nga dikushi ,qe mbetet gjithmon ne hije …te naivitetit te shtetit Shqiptare .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *