Më shumë se 3 miliardë njerëz do të jetojnë në hapësira me temperatura “gati të papërballueshme” deri më 2070, është thënë në një studim të ri.
Në rast se nuk bien nivelet e gazrave serrë, një numër i madh i njerëzve do të përballen me temperatura më të nxehta se 29 gradë Celsius.
Hulumtuesit kanë përdorur të dhëna nga parashikimet për popullsi të Kombeve të Bashkuara dhe një skenar të rritjes së temperaturave për 3 gradë Celsius, bazuar në rritjen e pritur globale të temperaturave.
Në raportin e Kombeve të Bashkuara është gjetur se edhe nëse shtetet zbatojnë Marrëveshjen e Parisit për Klimën, bota do të përballet me rritje të temperaturave.
Sipas studimit, pjesa më e madhe e popullsisë është duke u zhvendosur në vendet me temperaturë mesatare prej 11-15 gradë Celsius, duke iu ikur zonave me temperaturë mesatare prej 20-25 gradë Celsius.
Pjesët më të prekura nga këto temperatura pritet të jenë Australia, India, Afrika, Amerika Jugore dhe disa pjesë të Lindjes së Mesme.
Studimi është kryer prej hulumtuesve nga Evropa, Shtetet e Bashkuara dhe Kina.
l.h/ dita

Keto jane per te thene “nuk keni pare gje akoma” dhe jo mufkat psikopatike te delirantit te Surrelit.
Megjithate shoke ju me besimin e patundur tek partia do te jetoni si ne rrethim e do te hidhni valle ne gojen e ujqerve se nuk ka virus te brendshem apo te jashtem por edhe rrethana natyrore si keto te klimes qe e mposhtin shpirtin tuaj luftarak! Ore e keni pare gje nga ka shkuar bejtexhiu se nuk po shkruan me ato budallalleqet e tij? Ta kete zene frika nga qy virusi thua?